Shkelën rregullat anticovid/ Gjobiten me nga 1 mln lekë 3 administratorët në Sarandë

16/07/2021 12:59

2 administratorë anijesh turistike dhe administratori i një restoranti në Sarandë janë gjobitur me 1.000.000 lekë secili për thyrje të masave anticovid.

Të gjobiturit janë:

B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje
I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;
E. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në restorantin e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Top Channel