Perez: Në vitin 2011 Jose Antonio Abellan kërkoi 10 milionë euro për zhdukjen e “provave”

16/07/2021 00:52

Audiot e botuara nga gazeta spanjolle “El Confidencial’, me protagonist presidentin aktual të Real Madrid, kanë shkaktuar tërmet në Spanjë.

Në këto biseda private, Florentino Perez flet me terma negativë për Cristiano Ronaldon, Mourinhon, Casillas, Raul dhe shumë të tjerë. Reagimi i presidentit të “Los Blancos” është shumë i ashpër.

Përmes profilit të klubit në Twiter, Perez është hedhur në kundërsulm duke deklaruar se gazetari Jose Antonio Abellan në vitin 2011 ka shantazhuar zëvendëspresidentin Eduardo Fernádez de Blas, duke i kërkuar atij 10 milionë euro në këmbim të “zhdukjes” së këtyre audiove të regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe më pas të manipuluara.

Top Channel