Ushtria izraelite shkatërron banesat e komunitetit beduin palestinez në Ramallah (fotot)

15/07/2021 20:34

Forcat izraelite shkatërruan dje 11 banesa palestineze të komunitetit beduin al-Qabbun, pranë Ramallah, njoftonte agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Aktivisti Fares Ka‘abneh, tha se një njësi e madhe ushtarake izraelite shoqëronte kamionët dhe mjetet e rënda të ndërtimit drejt komunitetit, ku u shkatërruan 11 shtëpi dhe u sekuestruan objektet e brendshme me argumentimin se ndërtimet ishin pa leje.

Ushtarët izraelitë sekuestruan gjithashtu traktorë, depozita uji dhe njësi panelesh diellore.

Agjencia palestineze tha se autoritetet pushtuese izraelite kanë shënjestruar prej dekadash komunitete beduine në veri dhe në lindje të Ramallah, duke dëbuar banorët për të hapur vend për ndërtimin e kolonive izraelite, me të cilat të ndajnë luginë e lumit Jordar nga Bregu Perëndimor.

FOTO GALERI
1/3
Forcat izraelite shkatërruan dje 11 banesa palestineze të komunitetit beduin al-Qabbun, pranë Ramallah

Top Channel