Kukësi zyrtarizon më në fund trajnerin që do ta drejtojë edicionin e ardhshëm. Klubi verilindor ia ka besuar “timonin” e skuadrës italianit Diego Longo, një trajner me përvojë në ekipe të rëndësishme, siç është Dinamo e Kievit, edhe pse jo si i parë. Në njoftimin e Kukësit shkruhet:

“Futboll Klub Kukësi njofton se Diego Longo është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës. Tekniku italian vjen te ekipi ynë pas një aventure të gjatë si asistent në disa klube të njohura në Europë, por edhe në kombëtaren e Rumanisë. Tekniku 45-vjeçar ishte së fundmi ndihmës i Mircea Luçeskut në klubin e Dinamo Kiev. Longo ka firmosur sot kontratën me ekipin tonë dhe së bashku me të, ka firmosur edhe asistenti, Amadeo Di Latte. Ish-portieri i Sampdorias dhe Livornos do të ketë rolin e ndihmëstrajnerit në skuadër.

Trajneri do të prezantohet nesër para medieve në stadiumin “Air Albania”, në orën 12:30, teksa pasdite do të zhvillojë edhe stërvitjen e parë me ekipin.

Klubi i Kukësit i uron Longos suksese dhe punë të mbarë.”

Top Channel