Veliaj dhe Rama japin certifikatat e pronësisë së shtëpive të rindërtuara për familjarët e kreut të PD në Farkë

22/10/2020 18:35

Veliaj dhe Rama japin certifikatat e pronësisë së shtëpive të rindërtuara për familjarët e kreut të PD në Farkë.

Në natën e 26 nëntorit, familja e madhe Qordja humbi shtëpinë e vjetër ku jetonin së bashku 4 kurorë dhe sot ata hynë në 4 shtëpi të reja që ndërtuam në truallin e tyre, ku me kopshtet e vogla përreth është krijuar një oaz fantastik nga rrënojat e 11 muajve më parë.

“Duam t’ju falenderojmë, shumë i kënaqur dhe ne të gjithë jemi të kënaqur për punën që është arritur”, tha Çimi, ish-kreu i PD në Farkë.

Top Channel