E mërkurë, 27 Janar 2021
21:17
Pipero i infektuar me covid/ Mjeku zbulon në Open: Pati rrufë javën e kaluar, analizat që i kemi bërë tregojnë që…

Siguria e vaksinës është ajo për të cilën tani të gjithë pyesin pasi mjeku i njohur Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës.

21:00
Operacioni “Çlirimi i Detit”/ Luftanija amerikane hyn ne detin e Kinës jugore

Një aeroplanmbajtëse amerikane ka hyrë në Detin e Kinës Jugore në atë që Pentagoni e përshkruan si një udhëtim “për të siguruar lirinë e deteve”, ndërsa Pekini e shikon si përpjekje të Washingtoni për të “demonstruar forcën” në rajon.

20:57
“Jam aty ku duhet të jem”/ Pamela Anderson martohet sërish! Foto impresionuese nga lidhja me bodyguard-in

Pamela Anderson është martuar me rojen e saj personale, pasi ranë në dashuri gjatë izolimit të koronavirusit, trumbetonin sot mediat.

20:52
U infektua me covid pasi bëri vaksinën/ Reagon Pipero: Rasti im nuk do jetë i vetmi! Po investigohet…

Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pasi më herët u njoftua se ai ka dalë pozitiv me covid, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

20:46
AstraZeneca “bllokadë” BE-së/ Refuzon bisedimet me bllokun europian

Prodhuesi britanik i vaksinave kundër koronavirusit, AstraZeneca, refuzoi të marrë pjesë në një takim me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të planifikuar për të mërkurën.

20:40
Fiks Fare/ Çudia në Shkodër, dy familje të dënuara nga gjykata për të njëjtin ndërtim!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e të mërkurës një çudi në Shkodër, ku dy familje janë dënuar nga gjykata për të njëjtin ndërtim pa leje.

20:31
Kim Kardashian ka gati ‘planin e daljes’ për divorcin nga Kanye West dhe ndarjen e $4 miliardë pasuri (fotot)

Kim Kardashian raportohet se po përgatit prej kohësh strategjinë e divorcit Kanye West, të paktën që prej korrikut 2020 kur muzikanti 43-tregoi se kishte menduar abortimin e bijës së tyre të madhe North.

20:19
A do t’i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë koronavirusit?

Kur Presidenti Joe Biden publikoi planin e tij me 200 faqe kundër koronavirusit një ditë pasi bëri betimin, ekspertët e shëndetit publik reaguan me entuziazëm… pak a shumë.

20:16
Lajçak: Shkëmbimi i territoreve do të ishte shumë i rrezikshëm

Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

20:16
Një xhiro në kozmos/ Shuma e çmendur për një udhëtim me Space X

Milionerët që duan të kthehen në astronautë privatë për një udhëtim në kozmos me raketën Space X Falcon 9 po paguajnë 55 milionë dollar për një udhëtim, i cili do të çojë vitin e ardhshëm në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

20:11
Nuk e lanë të dilte nga shtëpia/ I riu “çmendet” dhe vret 6 anëtarët e familjes

Një adoleshent në Indianapolis është arrestuar të hënën, me dyshimin se ka vrarë gjashtë anëtarët e familjes së tij.

20:10
Britani, sot 1725 viktima/ Pasagjerët nga 30 vende në karantinim të detyruar në hotele

Nje dite pasi kaloj shifrën me te larte te vdekshmërisë ne kontinentin evropian me 100 mije veta qe humben jetën, deri dje me covidin, Britania e Madhe sot shënoi një tjetër shifër mjaft te larte ditor vdekshmërie me 1725 veta te raportuar.

20:01
Zbulohet postimi i fundit i Albert Krasniqit, pak ditë më parë ishte ndarë nga ish-miss Kosova (FOTOT)

Zbulohen detaje të reja nga vrasja që tronditi Prishtinën pasditën e sotme.

19:59
Muzikantët e mitur/ Interpretimet e nxënësve nga klasa e dytë në shkollë “Servete Maçi”

Jemi tek shkolla e muzikës “Servete Maçi” në kryeqytet, ku po japin saxhon semestrale nxënës nga klasa e 2 deri në të 9-tën. Sigurisht që do të jemi edhe ne pjesë, pasi nuk është provim si gjithë të tjerët, por argëtues, si vetë muzika.

19:56
“Fjala” e Alfred Ninit/ Ekspozita me 39 veprat e piktorit

39 vepra arti, peizazhe, interpretim të natyrës me element floreal dhe 8 kompozime që shprehin cilësitë e natyrës njerëzore, përbëjnë ekspozitën “Fjala” të artisti Alfred Nini.

19:52
“Nusja me futi në borxhe”/ Ankesa e të moshuarit: Më morën shtëpinë me falsifikime

Çfarë marrëdhënie ke pas me djalin dhe nusen e djalit?

19:49
Ekskluzive! Hashash me postë drejt Italisë/ Hetime për të gjetur “Klodianin”, dërguesin e zarfit me drogë

Janë të njohura rrugët që përdorin trafikantët për të transportuar sasira të konsiderueshme me hashash, nga Shqipëria drejt Italisë që nga përdorimi i skafeve deri tek mënyra të sofisitikuara.

19:47
Grabitet farmacia në Tiranë/ Autori në kërkim nga policia. Hyri i maskuar dhe vodhi paratë

Kjo farmaci në rrugën Bardhok Biba, rreth orës 20: 13 minuta, mbrëmjen e së martës ra preh e një grabitjeje. Një person i maskuar me kapuç dhe me maskë anti covid, hyn dhe merr rreth 170 mijë lek të vjetra në kasë. Më pas, ai largohet menjëherë. Këto janë edhe pamjet që Top Channel ka siguruar, nga momenti kur autori largohet pas vjedhjes.

19:43
“Dritaret shpërthyen si me eksploziv”/ Shkatërrim apokaliptik nga tornadoja në Alabama (FOTO)

Fotot nga ajri treguan nivelin e shkatërrimeve që la pas në Alabama një tornado e fuqishme e cila sic thonë banorët, i shkatërroi disa shtëpi sit ë ishin prej letre”, e la pas një 14 vjecar të vdekur dhe 30 të plagosur.

19:42
‘Implantimi i mikroçipeve’/ Bill Gates shprehet ‘shumë i habitur’ nga teoritë ndaj tij dhe Dr. Fauci

Bill Gates tha sot se ishte “shumë i habitur” që ai dhe kryemjeku i SHBA, Dr. Anthony Fauci janë bërë objekte të teorive “të çmendura” të konspiracionit në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

19:40
Biznesi: Shtyni fiskalizimin/ Shqetësimi kryesor janë kostot shtesë për të gjitha bizneset

Një tjetër shtyrje për procesin e fiskalizimit për kategoritë që nuk ka nisur ende.

19:39
Mbretëri e Bashkuar, 1.725 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Mbretëria e Bashkuar sot regjistroi 1.725 vdekje të lidhura me koronavirusi.

19:27
Shqipja plas “bombën” tjetër/ Publikon foton e Beartit dhe Teas të kapur dorë për dore

Pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti, një ish-konkurrent i “Për’Puthen” kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që nxjerrë thekson se ata janë përputhur jashtë emisionit.

19:19
Habit Eri në “Për’Puthen”: Ledjana është gjithë ajo kallup, do usta jo një si unë o vëlla…

Pas takimit me Anën në studio plasën debatet dhe akuza kundrejt Elvisit, pasi ky i fundit ftoi në një kërcim Sindin, një ditë para se të transmetohej takimi i tij me Anën.

19:13
Putin paralajmëron rritje të pabarazisë, populizmit: Gjigandët e teknologjisë po rivalizojnë shtetet

President rus Vladimir Putin paralajmëroi sot se bota rrezikon të bjerë në destabilizim më të thellë prej kombinimit të pandemisë së koronavirusit dhe tensioneve e rivaliteteve globale.

19:07
Ankth në Maqedoninë e Veriut/ Varianti i ri i covid mbërrin në Shkup

Varianti i ri i koronavirusit ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut. Ai u zbulua tek një 46 vjecar, I cili tashmë është shëruar.

19:02
“E vrava djalin!”/ Vrasja e Albert Krasniqit, babai e njoftoi vetë policinë

Një biznesmen është qëlluar për vdekje në mes të Prishtinës ndërsa edhe më të rëndë e bën ngjarjen fakti që i dyshuari kryesor për aktin e rëndë është vetë babai i tij.

18:58
Elvisi e “injoroi” duke ftuar Sindin në kërcim, Ana: Jam e lënduar, nuk më respektoi!

Të hënën ishte Elvisi që ftoi Sindin në një kërcim edhe pse dukej sikur nuk do të dilnin kurrë më me njëri tjetrin pas deklaratave që ata kanë bërë.

18:52
Jurgen Uldedaj, lezhiani në garën për të qenë boksieri i vitit 2020 në Gjermani

Njeriu i fitoreve në boksin për të rinj deri në 24 vjeç, lezhjani Jurgen Uldedaj, tani është në garë për të sfiduar boksierët e vitit 2020 në Gjermani, ku është nominuar sëbashku me 32 boksierë dhe boksierë të tjerë.

18:52
Elvisi çuditet me buzët e bëra të Anës: Kështu si pamje mirë janë, si shije…

Sot u transmetua takimi me “gjithçka brenda” mes Anës dhe Elvisit në “Për’Puthen”.

18:49
“Për’Puthen”/ Biseda të nxehta mes Anës dhe Elvisit” Po na u mërzit krevati, marrim makinën dhe…

Sot u transmetua takimi me “gjithçka brenda” mes Anës dhe Elvisit në “Për’Puthen”.

18:44
Si perëndeshë/ Klea Huta surprizon me fotosesionin me djalin

“Zoti është femër” ka titulluar Klea foton më të birin, veshur me të një fustan sensual të bardhë dhe duket se vërteton titullin e vendosur.

18:35
“Rasti i Piperos”/ Pse infektohesh edhe pasi merr vaksinën? Shkencëtarët japin përgjigje

Lajmi që dominoi ditën e sotme ishte padyshim infektimi i doktor Pëllumb Piperos me covid-19 edhe pse ai tashmë kishte marrë dozën e parë të vaksinës anti covid më 11 janar.

18:32
​Moscertifikimi i disa deputetëve, VV dhe AAK dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme

Gjatë së mërkurës Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtesa (PZAP) për moscertifikimin e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

18:19
Biondja që ‘respektohej’ e nuk paguante kurrë për pijet, zbulon se trajtohet ndryshe me flokë brune (fotot)

Një DJ joshëse dhe modele rrjetesh sociale vendosi të eksperimentonte me veten gjatë izolimit në muajin dhjetor, për të vënë në provë teorinë se “biondet ia kalojnë më mirë se brunet”.

18:18
​Hoti: Kush ka probleme me ligjin s’mund të marrë post publik dhe të dalë para qytetarëve

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK|) për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i gatshëm për t’u ballafaquar me kandidatët e tjerë për kryeministër, por sipas tij, të gjithë duhet përmbushur kushtet elementare për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

18:16
Britanikët të bindur: Martesa e Harry dhe Meghan, nuk do të zgjasë

Qytetarët britanikë të përfshirë në një mega-sondazh të “Daily Express” nuk kanë dyshime: ata besojnë se martesa e princit Harry me Meghan Markle, nuk ka për të zgjatur shumë.

18:13
10 gjërat që i ndodhin trupit tuaj pas të 30-ve

Pas moshës 30 vjeç trupi ynë fillon të kalojë ndryshime të ndryshme dhe disa prej tyre mund të jenë të habitshme për ne.

18:12
FTESË NË 5/ E ftuara braktis studion në mes të emisionit live: Ç’është kjo pyetje Bieta?

Blogerja e njohur shqiptare Adisa Gjomemo ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi gjithë eksperiencën dhe aventurat gjatë qendrimit në Oman.

18:08
Vritet biznesmeni dhe ish menaxheri i “Babastars” në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi i ati

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.

17:57
“Tirana International Airport” ul tarifën e pasagjerit nga 12.5 në 10 euro dhe lajmëron 100 milionë euro investime

Tirana International Airport (TIA) do të ulë tarifën e pasagjerit, një hap ky që do të ndikoje edhe në çmimin e biletave, të cilat prej kohësh janë diskutuar si shumë të larta nga të gjithë qytetarët.

17:47
Reagime ironike/ Kina shpërndan tamponet anale të koronavirusit për ndalimin e infektimeve në Pekin (Fotot)

Testi i shpejtë i tipi ‘invasiv’ (në brendesi) kryhet me futjen e tamponit 2-3 centimetra brenda fundit të zorrës dhe duke e rrotulluar disa herë. Aplikacioni raportohet se po përdoret në Pekin për kufizimin e shpërndarjes së infektimeve me Covid-19.

17:40
Operojnë në zona pa mbulim interneti, ja procedurat që duhen ndjekur nga tatimpaguesit

Nga data 1 Janar 2021, bizneset i janë nënshtruar një mënyrë të re të raportimit pranë Tatimeve si pjesë e procesit të Fiskalizimit që nisi me hyrjen e vitit 2021 me transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe organeve publike.

17:37
Si të kuptoni se po ju bien më shumë flokë “seç duhet”

Është normale që flokët bien çdo ditë por duhet të kuptojmë kur rënia e flokëve është më e madhe se normalisht dhe të bëjmë ndryshime në rutinën për kujdesin e flokëve.

17:24
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 876 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

17:24
OBSH: Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në 70 vende

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Britani të Madhe në fund të vitit 2020, është përhapur në 70 vende të botës, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

17:17
Bashkëshorti qëllon për vdekje modelen e Instagram me 14 plumba, pas debatit për fotot ‘sensuale’ online

Një modele e rrjeteve sociale është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj para bijës së tyre, siç raportohet pas debatit për fotot joshëse të postuara online nga e ndjera.

17:08
Avokatja e Popullit në Top Talk: Vetting-u devijoi nga misioni, shumica janë përjashtuar pa të drejtë

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca jep mendimin e saj për procesin e Vetting-ut në sistemin e gjyqësorit.

16:51
Nesër votojnë prokurorët/ Do përzgjidhen dy anëtarët e KLP

Nesër do të zhvillohet mbledhja e përgjithshme e prokurorëve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në KLP.

16:50
Dëbora zbardh Bulqizën, vështirësi qarkullimi në aksin nacional

Kanë vijuar edhe pasditen e sotme reshjet e dëborës në Bulqizë. Pas reshjeve të dendura të shiut në gjithë rrethin e Bulqizës ka nisur reshjet e dëborës.

16:48
Rindërtimi/ “I ndërton Ndragheta”, ironia e Ramës me përgjimet nga lagjja e re në Vaqarr: Janë punësuar 27 mijë vetë

Kryeministri Edi Rama nga lagjja e re që po rindërtohet në Vaqarr, ka ironizuar përgjimet e Ndragheta-s, që kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe politikës shqiptare ditët e fundit.

16:43
£36,000 borxh/ Nëna rrëfen dhimbjen e vetëvrasjes së vajzës prej vesit të bixhozit online (fotot)

Nëna e një gruaje të re që vrau veten në Britani pasi humbi 36,000 paundë në lojra bixhozi, ka treguar së fundmi për dhimbjen në zemrën e saj.

16:42
SHBA, shkon në mbi 435 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 435.540, prej të cilëve 4.132 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

16:41
67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 9 në gjendje më të rëndë

47 pacientë në këtë spital janë në oksigjenoterapi, ndërsa 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërsa 2 të tjerë anë në respirator CPAP.

16:37
Kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli, padit në SPAK Xhelal Mziun

Kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli ka bërë padinë e tretë ndaj paraardhësit të tij Xhelal Mziu.

16:22
BE-ja lejon fluturimin e avionëve Boeing 737 Max

Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë autorizim fluturimi avionëve të pasagjerëve të tipit Boeing 737 Max, ndaj të cilëve kishte ndalesë qarkullimi për shkak të aksidenteve fatale.

16:12
Konferenca e nivelit të lartë/ Xhaçka: Parandalimi i konfliktit dhe ndërtimi i paqes, përparësitë tona në OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndërtimin e Paqes, së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

16:10
Në fokus ekstremistët në radhët e policisë amerikane

Sulmi vdekjeprurës i 6 janarit në Kapitol ka rikthyer vëmendjen tek një sekret jo fort i fshehtë se elementë të ekstremit të djathtë kanë infiltruar në radhët e forcave policore në mbarë vendin.

16:02
VV dhe AAK dorëzojnë ankesat në Gjykatën Supreme

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të mos certifikuar kandidatët për deputetë që kanë pasur probleme me ligjin.

15:53
Francë, në vitin 2020 papunësia shënoi rritje

Në Francë numri i personave të papunë në vitin 2020 tejkaloi 3.8 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

15:47
Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike

Hetuesit ndërkombëtar kanë shkatërruar një nga softuerët më të rrezikshëm në botë që përdorej për të hakuar rrjete kompjuterike.

15:45
Policja më tërheqëse e Kosovës sfidon të ftohtin, me bikini në Brezovicë (Fotot)

Linda Aliu njihet ndryshe edhe si policja më tërheqëse e  Kosovës.

15:44
Chelsea nën drejtimin e Tuchel, trajneri gjerman kontratë 18 mujore me blutë e Londrës

Chelsea kthen faqe dhe përgatitet të nisë epokën Thomas Tuchel. Klubi londinez pasditen e së martës konfirmoi trajnerin gjerman në stolin e Bluve të Londrës teksa nënshkroi me të edhe një kontratë 18 mujore me opsion zgjatjen e saj.

15:39
Kukësi prezanton Mirel Josën, trajneri i tretë në krye të ekipit në këtë sezon

Klubi i Kukësit prezantoi në sallën e konferencave të stadiumit Air Albania trajnerin Mirel Josa.

15:36
Stjuardesa e shëndetshme vdes nga Covid pasi postoi në Facebook sa “e tmerruar” ishte (fotot)

Familjarët e nënës së shëndetshme të pesë fëmijëve që vdiq nga Covid-19, ka shpërndarë postimet e saj të fundit në Facebook ku e ndjera shprehte frikën se “nuk do t’ia dilte”.

15:35
Vlorë/ Makina përplas motorin në lagjen “Uji i Ftohtë”, motoçiklisti dërgohet në spital

Një automjet ka përplasur një motor mesditën e sotme në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës.

15:33
Orges Shehi në krye të Tiranës, zgjidhet për të drejtuar ekipin pas largimit të Nevil Dedes

Tirana do të fillojë këtë javë të 17-të të Superligës me trajnerin e saj të tretë për këtë sezon Orges Shehin, i prezantuar ditën e mërkurë nga presidenti bardheblu Refik Halili.

15:26
Izrael, në 24 orët e fundit shënohen 7.737 raste me COVID-19

Pavarësisht karantinës dhe vaksinimit, në Izrael vazhdojnë shifrat e larta ditore, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 7.737 raste të reja me koronavirus.

15:22
Dënohet terroristi taxhik, do organizonte atentat ndaj një biznesmeni në Shqipëri

Gjykata e Lartë Rajonale në Dusseldorf të Gjermanisë ka dhënë 7 vjet burg, për të akuzuarin për terrorizëm, Ravsan B. 31-vjeç.

15:17
SHBA e BE, 3 opsione për Kosovën/ Në lojë edhe ideja e shkëmbimit të territoreve

Gazeta serbe BLIC ka publikuar një lajm që flet për ekzistencën e një dokumenti në SHBA, për mbylljen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

15:16
Kosovë/ Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Të mërkurën në Kosovë janë shënuar edhe tetë humbje jete si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 1.479.

15:12
Si të rrisim fertilitetin

Mjeku popullor, Ylli Merja jep disa këshilla për rritjen e fertilitetit te femrat dhe meshkujt.

15:11
Ndihma po vjen…/Sanofi nis prodhimin masiv të vaksinës së Pfizer

Kompania farmaceutike franceze, Sanofi, thotë se do të fillojë prodhimin masiv të vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech, më vonë këtë vit.

15:10
“Mediat gjermane ashpërsojnë tonet ndaj BE-së: Britani i porositi vaksinat tre muaj para Brukselit”

“Gazetat gjermane kanë akuzuar sot BE-në rreth ritmit të ngadaltë të vaksinimeve antiCovid në Evropë.”

15:09
306 ditë në spital/ Pacienti me Covid më në fund kthehet në shtëpi

Një burrë nga Londra Veriore, është kthyer në shtëpi pas 306 ditësh në spital, duke luftuar me pasojat e koronavirusit.

15:08
Homazh për mjekët që humbën jetën, kolegët mbjellin një pemë ulliri në oborrin e spitaleve në nder të Drini Dobit

Covid 19 na ka marrë 30 mjekë deri më tani duke shkaktuar dhimbje të madhe për familjarë, të afërm dhe kolegë të tyre.

15:07
Pavarësisht pandemisë…/ Sondazhi-ndryshimet e klimës, emergjencë globale

Me gjithë pandeminë e koronavirusit, gati dy të tretat e njerëzve në botë i shohin ndryshimet klimatike si emergjencë globale.

15:05
Meta dekreton blerjen e vaksinave, thirrje qeverisë për ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurta

Presidenti Ilir Meta dekretoi Aktin Normativ e miratuar nga Parlamenti që lejon qeverinë  të negociojë me prodhuesit e vaksinës Anti Covid-19, dhe ta blejë atë.

15:02
‘Lufta’ për vaksinat…/ Italia investon tek Reithera, e gatshme në qershor

Të gjendur përballë vonesave dhe problemeve në furnizimin me vaksina, disa vende të bashkimit evropian, po shqyrtojnë mundësi të tjera për të siguruar imunizimin e shtetasve të tyre.

14:50
Dëbora në Valbonë, ARRSH i bën thirrje drejtuesve që të zbatojnë rregullat

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat në aksin e Valbonës.

14:42
Më në fund vjen “Twist”, filmi i famshëm britanik me Rita Orën (Foto+Video)

Filmi i shumëpritur britanik “Twist” do të jetë pjesë e kinemave nga data 29 janar.

14:31
Studimi: Ngjarjet e këqija të nënës në fëmijëri lënë gjurmë tek pasardhësit

Nënat të cilat kanë qenë të lëna pas dore apo janë keqtrajtuar në fëmijëri mund t’ua transmetojnë këtë fëmijëve të tyre.

14:25
Itali/ 10-vjeçari merr hashash në shkollë, shoku i klasës e “spiunon” tek mësuesja

Itali – Një 10-vjeçar në zonën e Alessios pranë Savonës është raportuar se kishte marrë lëndë narkotike me vete në shkollë.

14:19
Lepusha e izoluar nga dëbora, banorët përpiqen të hapin rrugën me fuoristradë

Fshati turistik Lepushë në Malësinë e Madhe vijon të jetë i izoluar nga dëbora.

14:17
“Ngadhënjim mbi vdekjen”, jehonë të madhe në Kinë/ Protagonistja e filmit tregon për vizitën në shtetin aziatik: Më pritën si yll hollywood-i, u befasova…

Shumë filma nga kinematografia e viteve ’60-’70 në Shqipëri janë transmetuar në Kinë dhe janë pëlqyer shumë nga publiku kinez.

14:16
Pjesë nga momentet e ëmbla të fëmijërisë (Fotot)

 Artistja Karoline Koster ka vendosur të sjellë një koleksion fotografish nga fëmijëria e disa personave.

14:07
FOTO/ Can Yaman dhe moderatorja italiane kapen ‘mat’ në hotel

Aktori i famshëm turk Can Yaman dhe moderatorja italiane Diletta Leotta janë kapur sërish mat në praninë e njëri-tjetrit në një hotel në Romë.

14:06
Nuk zbatuan masat anticovid, gjobiten 885 qytetarë gjatë 48 orëve të fundit

885 persona janë gjobitur pasi nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit.

14:01
Incidenti i rëndë në zemër të Londrës, dënohet shqiptari

Një emigrant shqiptarë në Londër është dënuar për plagosjen me thikë të një të riu 20 vjeçar pas një sherri për çështje parash në qendër të Londrës.

13:48
Fiskalizimi, Denaj nga Berati: Koha për një administratë moderne me standarde evropiane

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Berat, Stavri Ceca zhvilloi një takim me përfaqësues të enteve publike ku u shpreh se, ka ardhur koha që të kemi një administratë me sisteme dhe ligje, të cilat janë shumë afër atyre vendeve që ne aderojmë për tu integruar.

13:41
I dënuar me burgim të përjetshëm/ Çështja e Arben Grorit i kalon Gjykatës së Elbasanit

Çështja e rigjykimit të Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, i ka kaluar Gjykatës së Elbasanit ditën e sotme.

13:39
Kërcënohet Vjosa Osmani

Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes, Faton Peci, ka bërë të ditur se Vjosa Osmani po përballet me një fushatë të egër dhe me kërcënime me jetë.

13:32
“Bleu BMW me vlerë 150 mijë euro”, Lleshaj ngre padi ndaj medias për ‘shpifje’

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u paraqit ditën e sotme në Gjykatën Penale për padinë që ka ngritur ndaj një media në lidhje pretendimet se makina tip BMW i kishte kushtuar 150 mijë euro.

13:18
Djali goditi të ëmën me dru/ Flet vëllai: Sherri nisi për litarin e pusit…

Latif Xhelezi aktualisht ndodhet në burg pasi dhunoi fizikisht nënën e tij, tre ditë më parë në Bulqizë.

13:17
Zbulohet ilaçi që ‘shkatërron’ Covid-19? Ja çfarë thonë të dhënat e fundit nga Britania

Një ilaç eksperimental kundër koronavirusit po hetohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) pasi ka rezultuar 100% efektiv ndaj personave që kanë shenja të Covid-19.

13:13
Të mbijetuarit e Holokaustit…mes vetmisë, sëmundjeve dhe COVID-19 (Fotot)

Rreth 240 mijë persona kanë mbijetuar nga Holokausti i ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore mbi shtatë dekada më parë.

13:09
Presidenti Ilir Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi për marrëveshjen për vaksinën anticovid

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjet për miratimin e akteve normative për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.

12:50
Tragjike/ Humb jetën 19-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali (Emri+Foto)

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Mateo Skënderi ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Rimini të Italisë.

12:48
Lot dhe shpresë në sytë e tyre/ Të mbijetuarit e Holokaustit marrin vaksinën anticovid (Fotot)

Të mbijetuarit e  Holokaustit në Austri dhe Sllovaki ditën e sotme po marrin dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.

12:46
Nisin hetimet! Nusret e pëson keq pas videos së bujshme

Shefi i kuzhinës, i famshëm në të gjithë botën, Nusret Gokçe, është futur në telashe pas një video të publikuar në rrjetet sociale pak kohë më parë.