Shpërthimi i pandemisë/ Spanja rikthen kufizimet dhe ndalimet e trafikut

14/07/2021 21:47

Mbyllja e diskove, kufizimet në orët e hapjes së bizneseve ose numrin e klientëve që duhet të futen në to, madje edhe rivendosja e ndalimit të trafikut. Këto janë masat që ka rikthyer së fundmi ndërsa gjendet përballë rritjes dramatike të numrit të rasteve me covid-19 në rajone të ndryshme.

Katalonia, epiqendra e valës së pestë të pandemisë, po përgatitet sot, sipas mediave të huaja, të kërkojë miratimin nga drejtësia rajonale për të vendosur një shtetrrethim në qytetet më të prekura, përfshirë kryeqytetin Barcelona.

Që nga fundjava e kaluar, diskotekat janë mbyllur për të paktën 15 ditë dhe një test antigjeni ose PCR negativ kërkohet të tregohet nëse qytetarët do marrin pjesë në një ngjarje në natyrë, ku do të jenë më shumë se 500 qytetarë të pranishëm.

Rajonet e tjera kanë marrë ose po konsiderojnë të marrin masa të ngjashme. Rajoni i Valencias (juglindje) vendosi përsëri një shtetrrethim nga 01.00 në 06.00 me kohën lokale dhe uli në 10 numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në tubime në 32 zona me më shumë se 5,000 banorë, pas miratimit të autoritetit më të lartë gjyqësor të rajonit.

Qeveria e Ishujve Kanarie donte të vendoste kufizime të ngjashme, por u bllokua nga drejtësia lokale.

Varianti Delta, shumë më ngjitës, ka qenë shkak për javë me radhë të rritjeve eksponenciale të rasteve, veçanërisht tek të rinjtë.

Të martën në mbrëmje, incidenca arriti në 436 raste për 100,000 banorë në 14 ditë, një nivel që nuk ishte regjistruar pas orëve të errëta të pandemisë.

Kjo është mesatarja kombëtare sepse për të rinjtë situata është jashtë kontrollit.

Incidenca ishte 3,311 raste për 100,000 banorë të martën mbi një grupmoshë 14-ditore nga 20 deri në 29 vjeç.

Shifrat janë më shumë se të këqija”, tha të hënën zyrtari shëndetësor i qeverisë katalanase, Josep Maria Argimon.

Top Channel