Kryeministri Edi Rama ndodhet në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Ai është shprehur se duhet të ketë një bashkëpunim rajonal me vendet për të pasur progres.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se duhet një politikë e  përbashkët energjike dhe të ecin në një menaxhim të përbashkët energjik që të tregtohet energji ndryshe dhe jo të mbeten në mundësitë e vogla që kanë vendet.

Është kënaqësi që kthehem pas shumë vitesh këtu edhe pse duhet ta kuptojmë se jemi më të vjetër,  sërish jam mjaft i lumtur që pata mundësinë të ndaja me ju disa momente të këndshme. Kemi luftuar që të mos bëhemi asnjëherë një parti që identifikohet me pushtetin por të mbetemi në sytë e njerëzve partia me ndryshimin. Jemi përpjekur që të sjellim ide nga fusha të ndryshme të jetës dhe të kemi një sinergji në sytë e publikut dhe tw na drejtohen vetëm si partia por si përfaqësues të drejtpërdrejtë të njerëzve. Kjo ka qenë e para tjetra ka të bëjë me atë çka kemi bërë dhe për njerëzit kjo është rruga drejt progresit, duhet përfunduar puna, ka shumë gjëra që duhet të jenë më mirë. Jemi përpjekur të jemi të sinqertë me njerëzit duke thënë se nëse krahasojmë atë që kemi bërë me atë që duhet bërë jemi shumë larg. Ka qenë një fushatë e çuditshme dhe një luftë e çuditshme për shkak të covid, për të marrë një mandat të tretë nuk ishte i lehtë, por ia dolëm. Jam optimist se kemi një punë të rëndësishme se janë para projekte të mëdha për turizmin, infrastrukturën.

Janë themele të mira për kulturën tonë. Nuk do të ketë më zyra shërbimesh në vend, çdo shërbim do të jetë në xhepin tënd, në mënyrë që të eliminojmë këtë korrupsion të vogël që janë shumë në vend por edhe në rajon, pasi kontakti i drejtpërdrejtë me nëpunësit publikë do të eliminohet. Sa më shumë të bëjmë së brendshmi sërish ka kufizimet e veta.

Nëse do të hidhemi në një fazë tjetër na duhet bashkëpunimi rajonal. Për tu dhënë investuesve mundësi, të kemi mundësi të tepërta që të lëvizim në këtë drejtim dhe shpresoj që ky do të bëhet rrugëtimi i rajonit. Duhet që qeveritë të punojnë paralelisht që të ketë sinergji. Një politikë të përbashkët energjike dhe të ecim në një menaxhim të përbashkët energjik që të tregtojmë energji ndryshe dhe jo të mbetemi në mundësitë tona të vogla. Për të qenë elastikë dhe për të mos pasur mundësi për të plotësuar nevojat”, tha Rama.

Top Channel