Afrika e Jugut/ 75 të vrarë gjatë trazirave pas arrestimit të ish-presidentit (fotot)

14/07/2021 16:35

Militantë të armatosur kanë dalë në rrugët e Afrikës së Jugut për të mbrojtur dyqanet nga grabitja teksa vala më e rëndë e dhunës që prej periudhës së Aparteidit, ka lënë të paktën 75 të vdekur.

Vullnetarë të armatosur po përpiqen të mbushin boshllëkun e lënë nga policia pas përshkallëzimit të kaosit ku dhjetra njerëz janë shtypur për vdekje dhe një spital është djegur plotësisht.

Trazirat e rënda nisën pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma javën që shkoi për mos-paraqitje në një hetim korrupsioni.

Por ato tashmë janë përshkallëzuar në anarki dhe zemërim të përgjithshëm për varfërinë dhe korrupsionin që ka pllakosur vendin prej 27 vitesh, që prej rënies së aparteidit.

Dhjetë njerëz u shtypën për vdekje gjatë bastisjes së një qendre tregtare në Soweto, të kryeqytetit Johannesburg.

Ndërsa në pamje të tjera të shpërndara në rrjetet sociale tregonin duke u djegur spitalin  Lenmed në Durban.

Në të tjera video pronarët e dyqaneve shiheshin të qëllonin ndaj turmave që grabisnin.

Rafineria më e madhe e naftës SAPREF në Durban ka ndaluar përkohësisht punën, dhe supermarketet janë mbyllur, duke shkaktuar frikë për ndalimin e furnizimit me ushqim e karburante.

Policia ka tentuar të reagojë ndaj situatës duke përdorur granata shurdhuese apo plumba gome.

Por autoritetet nuk mjaftojnë për të mbajtur rregullin dhe rezidentët po formojnë “skuadra mbrojtjeje” për të ruajtur shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Përfaqësia e Kombeve të Bashkuara atje ka shprehur shqetësim se dhuna ka dëmtuar transportin e punëtorëve dhe të stafit mjekësor, duke shkaktuar mungesa në ushqim mjekime dhe produkte të tjera esenciale.

FOTO GALERI
1/18
Grabitesi terheq mallra te vjedhura nga qendra tregtare ne Vosloorus

Top Channel