Vlorë, bizneset në protestë/ Grumbullohen para drejtorisë së policisë. Thirrje Ramës
14/07/2021 15:16
Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate.
Përfaqësuesit e bizneseve protestuan para komisariatit të policisë duke bërë thirrje që të ndalojë sipas tyre atë që ata e quajnë terror duke i mbyllur lokalet pak minuta para orës 24:00 dhe duke i detyruar të largojnë klientët
Në emër të tyre shqetësimin e ka përcjellë për mediat biznesmeni Dionis Sota.
Biznesmenët i lënë kanë vënë afat deri të dielën duke kërcënuar se do të mbyllin lokalet e tyre jo vetëm në Lungomare por dhe më gjerë.
Top Channel