Inside Story/ Djali vdiq, mbesa 3-vjeçe me sëmundje të keqe, e moshuara në lot: Gjykata më zvarrit, ku t’i strehoj fëmijët jetimë? 23/09 21:28
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të shkëmbejë disa batuta në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou, në Athinë.
Rama tha se ai është kryeministri më i mirë në botë në pikturë dhe e kundërta, ndërsa shtoi se në këtë pikë tentoi që ta sfidonte George Bush dhe nuk ia doli.
“Faleminderit për atë që më përmende që jam më i miri në botë. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoqë. George Bush u përpoq, por nuk ia doli sfidës, kështu që deri tani nuk ka askush që më sfidon këtu. Siç e dini ne në Ballkan kemi nevojë të themi që jemi më të mirët në botë për diçka”, tha Rama.
Top Channel