“Tokyo 2020″/ Mesazhi i Ramës për sportistët që do të garojnë në Lojërat Olimpike: Sido që të jetë rezultati, e keni bërë detyrën tuaj

14/07/2021 21:04

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë para nisjes së misionit sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, ku i ka uruar suksese të gjithë ekipit kombëtar duke i thënë: “Sido që të jetë rezultati, e keni bërë detyrën tuaj.”

Edi Rama u dorëzoi flamurin ekipit kombëtar të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio. Sportistët që do të garojnë në lojërat olimpike janë Luiza Gega,Briken Calja, Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Kledi Kadiu, Manuela Delilaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov.

Edi Rama: Është një moment gjithmonë i veçantë për sportin kur është viti i olimpiadës dhe një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit në olimpiadë sepse siç ka thënë edhe krijuesi i Lojërave Olimpike “Më e rëndësishmja është të marrësh pjesë”.

Më vjen mirë që në këtë vigjilje të olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia, është bërë përgatitje më mirë se çdo herë tjetër. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë komunitetit olimpik dhe këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë i mundur një trajtim dinjitoz i anëtarëve të këtij misioni.

Nuk diskutohet që e mira s’ka fund. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i komitetit olimpik. Nuk kemi arritur për vite që ta motivojmë për misionin e vet që është edhe të qëndrojë pranë sportistëve e të përgatisë misionet si olimpiadat apo kampionatet, por misioni themelor është krijimi i lëvizjes olimpike.

Në të gjithë rrjetin e shkollave të nisë një lëvizje e organizuar që pavarësisht përpjekjeve të qeverisë, varet në një masë të konsiderueshme nga komiteti olimpik. Në katër vitet e ardhshme ta ngremë lëvizjen olimpike në një nivel më të qëndrueshëm. Me komitetin olimpik do të hartojmë një plan të qëndrueshëm edhe për të rinjtë që duan të bëhen pjesë e këtyre misioneve të Shqipërisë që të mbështeten pa pritur që të kalojnë në sakrifica të hatashme jo vetëm falë mbështetjes së familjes dhe të trajnerëve të përkushtuar.

Uroj që bashkëpunimi ynë me Japoninë dhe ura e komunikimit që ne kemi ngritur dhe partneriteti i gjithi për tu zhvilluar që ne kemi filluar të ndërtojmë të forcohet dhe falë këtij misioni dhe prania e Shqipërisë, pjesëmarrja, shpresoj dhe rezultatet të jenë një arsye më shumë që me Japoninë dhe komunitetet më aktive të krijohen arsye për tu afruar edhe më shumë. Shumë suksese.Jini të bindur që sido që të jetë rezultati, e keni bërë detyrën dhe e keni kryer misionin.

Top Channel