Ferma e kafshëve/ Shfaqja e parë premierë pas 18 muajsh e Teatrit Kombëtar

14/07/2021 19:46

Rikthimi në teatër ishte një ngjarje e shumë pritur për publikun e Tiranës.

Edhe pse kishte thirrje që teatrot duhet të hapeshin më herët, shfaqja e parë premierë pas 18 muajsh mungesë u realizua të shtunën, më 10 korrik nga Teatri Kombëtar.

“Ferma e Kafshëve”, një shfaqe që vijon ende në Amfiteatrin e Liqenit, nën regjinë e Driada Dervishit mbushi shkallarët.
Ishte lajmëruar më herët që Bojken Lako do të merrte pjesë në shfaqe dhe ai e çeli atë në rolin e narratorit.

Përshtatja në shqip e vendos veprën në kushtet e paralelizmit me realitetin shqiptar. Nuk mund të themi nëse kjo përshtatje është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, por ky stil është ndjekur edhe në shfaqe të mëparshme të regjisores.

Nertian Licaj dhe Hervin Culi mbajnë peshën e shfaqjes. DY figura të teatrit shqip që shpesh janë përplasur me njëri tjetrin, skena i bën bashkë. Mes aktorëve duket sikur ka pasur një ndarje me thikë për çështjen e shumëdiskutuar të godinës së Teatrit Kombëtar.

Premiera u duartrokit gjatë. Amfiteatri vijon të jetë plot po ashtu përgjatë netëve të shfaqjes.

Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat. Alegoria therëse e George Orwell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës të errët të historisë të shek. XX-të. Loja e 10 personazheve të fermës në shfaqe, mishëroi mesazhe të diktaturës dhe tranzicionit.

Top Channel