Lajmi i fundit
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

Pamjet/ Nuk i hapet parashuta, ushtari bie në çatinë e shtëpisë dhe pastaj përfundon brenda saj

14/07/2021 15:49

Një parashutist britanik i cili u hodh nga një aeroplan në 150,000 metra lartësi u përplas nëpër çatinë e një shtëpie në Kaliforni pasi parashuta e tij nuk arriti të hapej plotësisht.

Ushtari, i cili po merrte pjesë në një stërvitje në kohën e mosfunksionimit të pajisjes, mbijetoi për mrekulli – dhe pa dëmtime serioze.

Policia dhe personeli zjarrfikës i Atascadero në San Luis Obispo iu përgjigjën ngjarje në bllokun 9600 të Via Cielo më 6 korrik pas raportimeve të shumta se një parashutist ra tha Departamenti i Policisë.

Ata gjetën parashutistin, i cili kishte rënë nëpër çatinë e jashtme dhe më pas brenda një shtëpie.

‘Parashutisti ishte i vetëdijshëm, por i shtangur me ankesa për dhimbje, por pa lëndime të dukshme serioze,’ shkruajti departamenti i policisë.

Një hetim zbuloi se parashuta nuk arriti të hapej plotësisht pasi parashutisti mori pjesë në trajnimin në grup në Camp Roberts.

Top Channel