Shpërthen debati për racizmin/ Johnson: Racistët e online-it do ndalohen nga hyrja neper stadiumet angleze

14/07/2021 20:08

Pas sulmeve ne rrjetet sociale te futbollisteve anglez me ngjyre qe humben tre penalltitë ne finalen me Italinë, ishte Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel qe ju bashkua korit te atyre qe kundërshtonin këto sulme online.

Por mbrojtësi i kombëtares angleze po ngjyre Tyron Mings, ka shpërthyer ne Twitter ndaj Ministres britanike e cila sipas tij i fryte zjarrit te racizmit, kur me herët ajo justifikonte fishkëllimat e tifozëve kur kombëtarja angleze ulej ne gjunjë, para çdo ndeshje ne shenje kundërshtimi me racizmin.

Mbrojtësi i kombëtares angleze nuk e ka duruar qëndrimin e e supozuar te dyfishte te Ministres britanike te Puneve te Brendshme kur i tha se “ti ke kundërshtuar pikërisht ate qe ne kërkuam dhe ajo ndodhi”.

Pikërisht prej kësaj polemike Kryeministri britanik Boris Johnson, edhe ky pak a shume ne te njëjtën linje si Ministrja e tij e Brendshme per ulej ne gjunjë te kombëtares, e cila konsiderohej si “politike gjestesh” nga Priti Patel, ka anuluar pritjen ne Downing Street te Kombëtares se Anglisë, pas suksesit te daljes se saj ne finale pas 55 vjetësh.

Ne parlament ai është sulmuar nga opozita laburiste, ndërkohe Johnson është kundërpërgjigjur se te gjithë racistet e online-it qe fyen tre sulmuesit me ngjyre te Anglisë, te cilët humben penalltitë ne Finalen me Italinë, do ndalohen nga hyrja neper stadiumet angleze.

Kujtojmë se Ministrja e Brendshme britanike Priti Patel e cila ishte javën e kaluar ne Tirane per te nënshkruar një marrëveshje riatdhesimi me qeverinë shqiptare per kriminelet shqiptar neper burgjet angleze dhe ta emigranteve shqiptare qe u është refuzuar azili, është një figure mjaft kontroverse e kabinetit te Boris Johnson, e cila shqyhet per qëndrime te forta per çështjet e emigracionit edhe pse kritiket e saj i përmendin faktin se ajo vete vjen me origjine nga një familje emigrante.

Top Channel