10 vjet burg për vrasjen e Klodianit/ Gjykata dënon ish policin Nevaldo Hajdaraj. Babai i të riut i zhgënjyer

14/07/2021 19:32

Pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ish polici Nevaldo Hajdaraj u shpall fajtor dhe u dënuar me 10 vjet burgim për akuzën e vrasjes së Klodian Rashës.

I riu u ndoq këmba këmbës, duke zbardhur tetë dhjetori 202, mbasi kishte shkelur orën policore gjatë pandemisë dhe më pas u qëllua mbas shpine nga polici. E vetmja herë kur polici ka folur është seanca e parë mbas arrestimit kur edhe kërkoi familje dhe shfaqi pendesë, dhe të gjitha seancat e tjera janë shoqëruar me heshtje prej tij.

Por, babai i Klodian Rashës menjëherë mbas vendimit foli i zhgënjyer dhe kujtoi se fatin e të biri Klodian Rasha, mund të ketë kushdo.

Mbas vrasjes së Klodian Rashës, i moshës 25-vjeç, vendi u përfshi në protesta që kërkonin drejtësi për Klodianin, si dhe dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të policisë, por protestat përveçse u mbyllën me dhjetëra të arrestuar që më pas u lanë të lirë, u finalizuan gjithashtu me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e konsideroi këtë si një akt normal.

Top Channel