Policët e shëndoshë mund të ngrihen përsëri në detyrë në Filipine, pas heqjes së kufizimit (fotot)

14/07/2021 17:13

Policët e shëndoshë në Filipine mund të ngjisin përsëri shkallët e karrierës teksa pandemia e koronavirusit kishte bërë shumicën e tyre të dukeshin si personazhi ‘Shef Wiggum’ i serialit ‘Simpsons’.

Më herët autoritetet në vend kishin vendosur ndalimin e rritjes në detyrë për policët mbipeshë. Rreth 220,000 oficerët e vendit duhet të bënin stërvitje fizike çdo ditë, pasi 36% u zbuluan se ishin mbipeshë dhe një në dhjetë ishin obesë.

Masa e ndalimit të ngritjes në detyrë erdhi pasi shumë oficerë nuk humbnin dot peshën gjatë pandemisë kur izolimi kishte mbyllur palestrat.

Por kritikët e masës së ashpër thonin se nuk ishte praktike dhe mbyste talentin.

Zëdhënësi i policisë General Bernard Banac tha se numri i policëve mbipeshë nuk ishte alarmues dhe se ata kishin ende “shanse për t’u rritur në karrierë edhe nëse nuk i humbisnin kilogramët e tepërta”.

Ai shtoi se gjithsesi oficerët duhet të dorëzojnë “Indeksin e Masës Trupore” te eprorët e tyre si dhe duhet të tregonin përmirësim çdo muaj, nëse dëshironin të rrisnin shanset e ngritjes në grada.

Oficerët që kërkojnë zhvillim në karrierën e tyre nuk mund ta arrijnë këtë nëse nuk tregojnë përmirësim në indeksin e masës trupore, shtoi Major Gjenerali i policisë Rolando Hinanay.

Oficerëve u kërkohet të kenë një indeks të peshës nga 18.5 deri në 27, në varësi të moshës së tyre, cka konsiderohej e padrejte nga shumica e oficereve te shendoshe.

FOTO GALERI
1/3
Pandemia e koronavirusit bëri shumicën e policeve të dukeshin si personazhi ‘Shef Wiggum’ i serialit ‘Simpsons’.

Top Channel