U kap me 70 mijë euro, shqiptari ‘fundoset’ pas kontrollit në banesë. Ja ku e kishte fshehur drogën me vlerë 200 mijë euro

14/07/2021 20:28

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjetën në makinë 70 mijë euro.

Ai u ndalua për kontroll rutinë nga karabinierët dhe më pas vijuan kontrollin në banesën e tij sepse shifra e parave të gjetura në makinë u konsiderua si e pashpjegueshme për një person të papunë.

Në banesë u gjetën edhe 23,000 euro para të tjera, pesë kilogramë drogë, përfshirë kokainë dhe hashash, shkruajnë mediat italiane.

Në shtëpi ai kishte një kilogram e gjysmë kokainë, tre kilogram e gjysmë hashash, 40 gram ekstazi dhe 93 mijë euro para të gatshme.  Droga ishte e ndarë në 53 qese të fshehura mirë brenda lavatriçes së shtëpisë. Nëse do të shihej, nga droga do të përfitoheshin mbi 200 mijë euro.

Top Channel