Vllaznia përballë Shiroki Brijeg/ Të enjten përballja e dytë pas humbjes 3-1

14/07/2021 20:00

Vllaznia pret Siroki Brijeg në ndeshjen e kthimit në raundin e parë kualifikues të Conference League.

Skuadra shkodrane që do të jetë pa Brdaric në stol të skualifikuar pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë do të besojë në mbështetjen e publikut për të përmbysur humbjen 3-1 edhe për disa vendime arbitrare që shkaktuan zemërim në radhët e shkodranëve. Zëvendës trajneri Elvis Plori tha se në skuadër ka optimizëm për përmbysjen e rezultatit
Sinkron Elvis Plori/Zv.trajner i Vllaznisë.

Edhe mbrojtësi Mevlan Adili u shfaq optimist për këtë ndeshje dhe theksoi se tifozët do të ndihmojnë skuadrën për të realizuar mrekullinë e kualifikimit.

Sfida mes Vllaznisë dhe Siroki Brijeg do të luhe mbrëmjen e së enjtes, në orën 21:00 në Loro Borici të Shkodrës, ndërkohë që po të enjten do të luhet edhe sfida mes Sfintul dhe Partizanit me Të Kuqtë që kanë fituar ndeshjen e parë 5-2 si dhe ajo mes Laçit dhe Podgoricës me këtë të fundit që ka vjen me fitoren 1-0 të sfidës së parë.

Top Channel