“Mos i sillni shqiptarët për azil”, Rama i përgjigjet holandezëve: Operacionet e mëdha të drogës nuk u bënë nga ne! Batuta për integrimin e Shqipërisë në BE

14/07/2021 16:25

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, që po mbahet në Athinë, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek, George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Rama ka folur për  faktin që Kosova vazhdon që të lëvizë pa viza, duke thënë se është e vetmja popullsi në Europë që është bllokuar ndonëse ka plotësuar të gjithë kriteret e BE.

Nuk ka hezituar të përmendë faktin që holandezët kërkojnë që të çlirohen nga shqiptarët sepse supozojnë që drejtojnë operacionet e mëdha të drogës. Ndër të tjera, Rama përdori një batutë duke thënë se çfarë është eurooptimisti dhe europesimisti sa i përket integrimit në BE të Shqipërisë dhe Turqisë.

Edi Rama: Kosova është e vetmja popullsi në Evropë që nuk mund të lëvizë dhe ka përmbushur të gjitha kriteret e BE. Është thënë gjithmonë dhe nga Merkel, bëni demarkacionin dhe do të ndodhë. Ndërkohë regjimi pa viza nuk u bë. Tani i thonë luftoni krimin e korrupsionin. Kjo është histori pa fundit. Pa gjejeni, holandezët kërkojnë që t’i çlirojmë nga shqiptarët që po përmbysin portin e Roterdamit që është në fakt vendi ku ka operacione të mëdha të drogës dhe nuk u bë nga shqiptarët. Thonë mos i sillni shqiptarët për azil dhe i bëjnë nëpërmjet operacioneve të turpshme duke u treguar më brutal, më mizor ndaj qytetarëve tanë. Ndërkohë zyrtarët francezë vijnë në aeroportin tonë për 1 mijë njerëz. Është çmenduri. Prandaj përdor në fjalimet e mia vlerat evropiane.

BE nuk është Vatikani dhe nuk jemi kisha në ndonjë fshat të humbur të Argjentinës. Të gjithë kemi problemet tona por ka një standard të çmendur të dyfishtë. Mendoj që është e rrezikshme sepse nuk duhet lejuar që kjo të kthehet në diçka anti BE. Këtë e them si evropian. Kështu që ajo çfarë kemi është se kemi njëri tjetrin në rajon, kemi dhe BE. BE nuk është diçka për të cilën duhet të ndryshojmë mendje.

Ne kemi edhe SHBA-të, sepse ne ishim të parët që shkonim në luftë. Ne ishim bërë ushtar mjaft besnik të perandorive të reja për shkak të perandorive të vjetra. Ishim të fundit që u larguam nga Bashkimi Sovjetik, dhe të fundit nga Kina. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga BE. 

Ka një shaka, çfarë do të thotë të jesh eurooptimist, që do të thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë Presidencën. Europesimsti thotë se Shqipëria do të hyjnë në BE kur Turqia të ketë Presidencën.

Top Channel