Daja: Jemi të fokusuar te ndeshja e kthimit, presim që kundërshtari të luajë ndryshe

14/07/2021 23:57

Me fitoren e thellë 5-2 në ndeshjen e parë ndaj moldavëve të Sfintul George, Partizani ka prekur kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës, megjithatë trajneri Daja bën thirrje për kujdes, pasi janë për t’u luajtur edhe 90 minuta të tjera.

Në konferencën për shtyp në prag të transfertës moldave, tekniku i ‘të kuqve” tha se ka udhëtuar me kontigjent të plotë për këtë transfertë dhe se pret që kundërshtari të ndryshojë mënyrën e lojës.

Mendoni që keni arritur kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës?
Sigurisht që kemi bërë një hap në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diferencë me 3 gola me kundërshtarin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi te fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu dhe të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikimin por edhe me paraqitjen tonë.

Si paraqitet gjendja e skuadrës?
Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontigjentin që kemi në dispozicion për takimin ndaj Sfintul Gheorghe.

Mendoni që kundërshtari nesër mund t’iu surprizojë?
Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu siç e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyrë tjetër, ashtu edhe në kemi marrë masa për t’u paraqitur në një formë tjetër.

Sfintul ka mposhtur në Kupë dhe Superkupën e Moldavisë Sherif Tiraspol kundërshtarin tuaj që ju mundi para dy vitesh në Europa League. Krahasimi juaj mes dy ekipeve?
Prej një viti jam trajner i Partizanit dhe nuk mund ta bëj këtë krahasim për sa i përket Partizanit që ka luajtur me Sheriff Tiraspol. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintul në Superkupë me Sheriff Tiraspol dhe aty kemi marrë informacion plus në lidhje me këtë skuadër.

Top Channel