“Ta kaloj gjuhën poshtë, mos më prek me dorë”/ Biznesmeni përplaset me policët për orarin e mbylljes

14/07/2021 14:18

Një nga biznesmenët në zonën e Lungomares është përplasur me disa policë në mbrëmje për mbylljen në orarin e vendosur për shkak të COVID.

Policia ka dalë për kontroll normal për të parë të gjitha bizneset që nuk ishin të mbyllura pas iorës 24:00, ndërsa janë përplasur edhe me qytetarin.

Biznesmeni u është drejtuar policive se përse nuk u vënë gjoba makinave apo qytetarëve që janë në rrugë edhe pas orarit të caktuar, por sulmojnë vetëm bizneset.

Ai e ka regjistruar me telefon të gjithë përplasjen mes tyre.

Debati mes tyre:

Qytetari: Skandal i madh terror policor në Lungomare s’mund të punohet kështu po na trembin turistët.

Polici: mbyll lokalin

Qytetari: Unë e kam të mbyllur na makinat pse nuk i ndalon ja ku i ke njerëzit, pse nuk i ndaloni, ja ku i keni.

Polici: Ca janë këto gjëra që thua.

 Qytetari: Veje gjobën pra, na makinën.

Polici: Mos më prek.

Qytetari: S’po të prek fare, po të them ndaloni makinat, prije gjobën. Ligji është njësoj për të gjithë.

Polici: Mos më prek me dorë se jam më i ri, ta kaloj gjuhën poshtë.

Qytetari: Ti ma kalon gjuhën poshtë mua?

Polici: Ti je i vetmi që po bën zhurmë . Mos bëj të fortin, mbyll lokalin.

Qytetari: Unë nuk jam i fortë, unë punoj me gjak, e kam me djersë e gjak, ligji është i barabartë për të gjithë.

Top Channel