Shokuese në Greqi/ Merret peng familja me 6 anëtarë, rrëmbyesit kërkojnë para për lirimin

14/07/2021 18:24

Një ngjarje pazakontë është bërë publike sot në Greqi, pasi një familje prej gjashtë anëtarësh u mor peng, ndërsa për lirimin e tyre kërkohej një shumë e caktuar parash.

Autorët morën peng një familje, me katër fëmijë të mitur në një fermë në një zonë të largët, duke iu kërkuar para në këmbim të lirimit të tyre.

Mediet greke shkruajnë se familja u mbajt peng gjatë gjithë natës, ndërsa autorët, duke i kërcënuar se do t’i vrisnin, kërkonin para për t’i liruar.

Mësohet se të martën në mëngjes, babai, i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë, dhe informoi policinë.

Më pas, policia arriti të identifikojë dhe të arrestojë tre persona në një rrugë fshati në Komunën Tempi, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe dy bashkëpunëtor të tyre. Ata ishin të gjithë shtetas të huaj.

Sipas policisë, pasi iu kishte shpëtuar kryefamiljari, autorët kishin lënë të lirë nënën së bashku me katër fëmijët e mitur.

Top Channel