Marka e veshjeve vihet në lojë për kostumin e ngritur “body”, të ngjashëm me bikinin satirik të Borat

22/10/2020 16:42

Marka e veshjeve Shein po vihet në lojë pa mëshirë online për prezantimin e një kompleti femrash “Body” që po krahasohet me bikinin e famshëm të ‘Borat’ në filmat e satirës ekstreme nga Sasha Baron Cohen .

Klientët britanikë ishin tërbuan kur panë kostumin e brendshëm me çmim 9.99 paundë, me mëngë të gjata dhe me anë të ngritur deri në pjesën e gjoksit.

Një foto e modelit të kompanisë Shein u postua në Facebook, ku shihej që ekspozonte më shumë se gjysmën e ijeve të grave, belit dhe të pasmeve.

Zhvillimi vjen teksa nesër pritet premiera e zhurmshme e fimit të ri të Borat me titull “Rryshfeti hyjnor për SHBA, i shërben ish-kombit të lavdishëm të Kazakistanit.

Një klient i veshje Shein shkroi fillimisht: ‘Çarë është kjo!?’ dhe postimi mori qindra të qeshura.

Një grua shkruante : “Prerje e lartë? Është si tel për pastrim dhëmbësh. Nëse të vjen të teshtish mund të ndahesh në dysh deri në kërthizë”.

Një tjetër grua shkruante: “Nuk e di si do të përfundonin të brendshmet e mia nëse tentoja të vishja këtë”.
Personazhi absurd i aktorit britanik të satirës Sasha Baron Cohen, është pseudo-gazetari nga Kazakistani Borat i cili në serinë e re rikthehet në SHBA për të “zbuluar” kulturën e superfuqisë, të mësojë për pandeminë dhe zgjedhjet presidenciale.

“Borat 2” vjen gati 14 vjet pas filmit të parë fenomenal në 2006 i cili arkëtoi $262 milionë në të gjithë botën me një buxhet prej vetëm $18milion.

FOTO GALERI
1/3
Kostumi i Borat ka pasur majft sukses me femrat

Top Channel