Sulmet ndaj mediave dhe reporterëve në protestë, Asociacioni i Gazetarëve dënon klimën armiqësore dhe intimidimin Me vendim të Bashkisë së Elbasanit është mbyllur kopshti nr.8 në Elbasan, saktësisht në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, pasi 18 punonjëse të këtij kopshti, edukatore e sanitare kanë rezultuar të prekura me Covid-19.
Dy ditë më parë u identifikuan të prekura 2 punonjëse të këtij kopshti, ndërsa në 24 orët e fundit rezultuan të prekura dhe 6 të tjera duke bërë që bashkia të marrë masa për ta mbyllur këtë kopësht.
Edhe pse janë marrë masat për të dezinfektur ambientet e kopshtit, dhe për të mos lejuar përkeqësim të situatës, kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në stabilizim të situatës që të mos ketë përhapje të mëtejshme të infeksionit.
Në Bashkinë e Elbasanit në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur 18 persona, ndërsa në zyrën vendore arsimore deri tani janë prekur 21 mësues me Covid-19. Ata janë zëvendësuar dhe mësimi vijon normalisht, ndërkohë që gjendja shëndetësore e mësuesve paraqitet e qëndrueshme dhe e mirë. Ata janë të karantinuar në banesat e tyre dhe nuk do të kenë mundësinë t’i rikthehen mësimit deria të rezultojnë të shëruar nga Covid-19.
Top Channel