Lionel Messi

Ylli i futbollit Lionel Messi bën një jetë super luksoze Katalonjë me vila, pushime apo makina.

Sipas The Sun, 33-vjeçari dorëzoi një kërkesë për transferim dhe dëshiron të largohet nga gjigandët e La Liga, pasi kaloi gjithë karrierën e tij me katalanasit.

Pavarësisht nga dështimi për të siguruar një transferim këtë verë, sulmuesi pritet ende të largohet verën e ardhshme për në Manchester City.

Shtëpia e tij ka një pamje nga deti dhe ndodhet në një zonë pa ndalim fluturimesh- blera e saj mendohet të jetë rreth 5.5 milionë funte në Barcelonë. Dhe ai e bleu rezidencën private shumë pranë shtëpisë shokut të vjetër të ekipit, Ivan Rakitic.

Vetëm 12 kiloemetra larg Camp Nout, shtëpia e Messit ka një fushë të vogël futbolli, një pishinë, një palestër të brendshme dhe një shesh lojrash për tre fëmijët e tij. Barcelona ndan një vend të veçantë në zemrën e Messit dhe gruas së tij Antonella Roccuzzo.

Megjithëse ishin miq të fëmijërisë në Rosario, Argjentinë, dashuria e Messit dhe Roccuzzot lulëzoi në qytetin Spanjoll në vitin 2009.

Ata kanë jo vetëm një shtëpi dhe jetë të bukur, por edhe tre djem – Thiago, Mateo dhe Ciro, të gjithë të lindur në Spanjë.

Mbi të gjitha, ata organizuan martesën e tyre në atdheun e tyre në Rosario në një ceremoni të shkëlqyer ku morën pjesë legjendat e Barcelonës si: Xavi Hernandez, Carles Puyol dhe Samuel Eto’o.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel