E mërkurë, 24 Shkurt 2021
15:45
Kishin ngecur në breg/ Ekipi shpëton 28 balena (Fotot)

Ekipet e shpëtimit kanë zhvendosur me sukses 28 balena që kishin ngecur në një plazh të Zelandës së Re.

15:45
Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, Balla i drejtohet Bashës: Trego me kë je Lul, pse fshihesh?

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas konferencës së presidentit Ilir Meta duke thënë se ai nuk e mbështet Reformën në Drejtësi nisur nga reagimi për juristin Ardian Dvoranin.

15:40
Kosovë/ Tre humbje jete dhe 461 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 461 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,138 mostrave.

15:36
I dashuri i ri bullgar rreh për vdekje 62 vjeçaren britanike/ Përpiqet ta varrosë në kopshtin e shtëpisë në Sofie (fotot)

Një grua britanike që pas daljes në pension u vendos në një fermë në periferi të Sofies, është rrahur për vdekje me lopatë nga i dashuri i saj rinor bullgar.

15:31
Vritet në galeri minatori/ Shembja e gurëve i mori jetën 49-vjecarit gjatë punës

Një minator humbi jetën gjatë një aksidenti në punë në një minierë private kromi në zonën D, në Bulqizë. 

15:31
Arrestohen 2 persona në Gramsh, pas kontrollit të ushtruar policia gjeti…

Policia e Gramshit ka vënë nën pranga 2 persona, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar u janë gjetur disa doza lëndë narkotike heroinë dhe disa doza kanabis, si dhe 4 kapsula metadon.

15:31
Përpiqet të korruptojë policin tapë në timon, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë pasi bënte manovra të rrezikshme me makinën në rrugë.

15:27
Shërbimi sekret, pa drejtues/ Ekspertët: Përplasjet politikë cenojnë sigurinë e Kosovës

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është ende pa drejtor.

15:26
Shorti i kupës së Shqipërisë/ Do përballen Laçi me Partizanin dhe Teuta me Kukësin

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën cerekfinale të saj ku sigurisht dominojnë skuadrat e kategorisë Superiore dhe vetëm 2 ekipe përfaqësojnë Kategorinë e Parë, Korabi dhe Dinamo.

15:25
Stuhia “mbërtheu” Texas-in/ Ky është çifti shqiptar që “festoi” Shën Valentinin duke gatuar për ata që kishin nevojë. Gjesti i tyre bën bujë në mediat e huaja

Ari Isufaj rrëfen në “Shqipëria live” si u organizua me bashkëshoren për të gatuar për 500 persona në nevojë.

15:22
Autostrada mbushet me gropa/ Edhe rruga dytësore në gjendje shumë të keqe

Rruga dytësore e autostradës Tiranë Durrës është një nga rrugët qe ka përqendrimin me te madh te bizneseve.

15:19
Plagosi nënë e bir, për vend parkimin/ Sherri mes fqinjëve në një lagje të Durrësit, arrestohet autori

Nënë e birë, Valbona Çerma 51 vjeç dhe Flamur Çemra 23 vjeç, mbetën të plagosur mbrëmjen e së martës në lagjen numër 12 në Durrës.

15:17
Nga LSI shkojnë tek PS/ Veliaj takon të rinjtë që i tregojnë arsyet e largimit

Disa të rinj nga Lëvizja Rinore për Integrim në njësinë 9 në kryeqytet i shpjeguan Erion Veliajt drejtues politik për Tiranën, arsyen e largimit nga LSI dhe aderimin në  PS.

15:14
Meta ironizon çmimin dhënë nga SHBA/ Presidenti e cilëson fletëlavdërimi që merrte partia e punës

Presidenti Ilir Meta e cilësoi fletëlavdërimi të Ramës, deklaratën e djeshme të sekretarit amerikan të shtetit që i jepte çmim vlerësues gjykatësit Ardian Dvorani, një nga juristët që kreu i shtetit ka sulmuar më ashpër.

15:12
Vrau teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj, Prokuroria kërkon 21 vite burg për Griseldo Kusin

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Griseldo Kusin, i cili vrau teknikun e kondicionerit, Indrit Çelajn.

15:08
Opozita e re hyn në listat e PS/ Të zgjedhur nga PD dhe LSI, do kandidojnë si socialistë

Partia Socialiste i ka hapur dritën jeshile kandidimit nën siglën e kësaj partie edhe të disa prej deputetëve aktual të opozitës parlamentare.

15:04
Hapet spitali Covid në Elbasan/ Kapaciteti është 81 shtretër, shtrohen 5 pacientët e parë

Është hapur tashme pavioni Covid në spitalin rajonal të Elbasanit i cili ka pritur sot 5 pacientët e parë të prekur me Covid-19.

15:02
“Si i mbijetova Covid”/ Kameramani 65 vjeçar tregon: Optimizmi më shpëtoi nga vdekja!

Ardian Faja është 65 vjeç, me profesion kameraman.

15:00
Parlamenti Evropian fton Kosovën e Serbinë t’i kthehen dialogut

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, deputete e të Gjelbërve nga Gjermania.

14:56
Dy të miturit largohen nga shtëpia, gjenden nga familjarët pas disa orësh

Dy fëmijë të mitur nga Pogradeci humbën kontaktet mëngjesin e sotëm me familjarët.

14:53
Historia frymëzuese e vajzave që zgjodhën sportet “burrërore” dhe rrëzuan steriotipet

Disa sporte steriotipizohen si sporte “burrash” por rastet kur vajzat triumfojnë janë të shumta.

14:49
Thyen masat anticovid/ Gjobiten 994 persona në 24 orët e fundit

Shërbimet e Policisë, gjatë 24 orëve të fundit, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 994 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid.

14:46
Gjermani, shënohen mbi 400 viktima të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani si pasojë e koronavirusit e kanë humbur jetën 422 persona.

14:46
Paneli diellor që mbledh energji për ta shpërndarë atë në të ardhmen (Fotot)

Shkencëtarët e Pentagonit kanë kryer me sukses testimin e një paneli diellor në hapësirë, i cili është i dizenjuar si protototip për të ardhmen ku të dërgohet elektricitet nga hapësira drejt çdo pike gjeografike në Tokë.

14:40
Kosovë/ Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e ministres në detyrë

Hykmete Bajrami ka njoftuar të mërkurën se është liruar nga pozita e ministres në detyrë të Financave në Kosovë.

14:37
Foto/ Kush është minatori që ndërroi jetë ditën e sotme në minierën e Bulqizës

Fiqiri Karaj është minatori 49-vjeçar që ndërroi jetë ditën e sotme ndërsa po punonte në një prej galerive në zonën D në minierën e Bulqizës.

14:20
“Do dalësh më në sheshe?”, Meta: Shkoj tek kushëriri im në Maliq të pi një gotë raki

Presidenti i vendit, Ilir Meta mbajti ditën e sotme një konferencë me gazetarët ku tregoi nëse do të dilte më në sheshe si në fushatën e kaluar edhe pse s’është më në krye të një partie.

14:12
“A do mundet koalicioni LSI-PD të triumfojë mbi Ramën?“ Meta: S’është çështja e presidentit

Presidenti Ilir Meta në një konferencë me gazetarët ditën e sotme nuk e komentoi koalicionin mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

14:02
Vlerësimi i Dvoranit nga DASH/ Reagon Presidenti: Ilir Meta nuk mashtron asnjëherë! Janë vetëlavdërime nga ‘RamaForma’

Në një deklaratë të sekretarit të Shtetit në SHBA përmenden emrat e 12 personaliteteve nga e gjithë bota që vlerësohen për punën e tyre, ku mes tyre është edhe emri i Ardian Dvoranit.

13:43
Drejt përfundimit/ Ja si duket kantieri i ndërtimit në spitalin Rajonal të Fierit

FIER – Kryeministri Edi Rama së fundmi ka postuar pamje të reja nga kantiera e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Fieri që është financuar nga qeveria e Turqisë.

13:27
Gazetari i publikon videon ku ngacmon një minorene në vendin e punës/ Drejtori i televizionit në Gjirokastër: E preka që t’i thoja dil jashtë, më rrëshqiti dora…

Gazetari Telnis Kuqi akuzon drejtuesin e televizionit lokal për ngacmim seksual ndaj minoreneve që kanë punuar aty.

13:21
Durrës/ Arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për drogë

Durrës- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

13:20
Hajduti i hyn në shtëpi ndërsa po bënte twerk, vajza e godet me shkelma e grushte (Video)

Një hajdut është penduar vërtet pasi u fut në shtëpinë e një vajze.

13:12
Kukës/ Arrestohet 50-vjeçari që i zhvati 12 mln lekë të moshuarit përmes kanosjes

Kukës – Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

13:03
IKMT prish 7 objekte në Unazën e Madhe

IKMT ka prishur 7 objekte ditën e sotme në Lotin II të Unazës së Madhe.

12:57
Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës/ Humb jetën minatori 49-vjeçar, baba i tre vajzave

Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në zonën D në qytetin e Bulqizës.

12:46
Kroacia vijon të tronditet nga tërmetet

Kroacia u trondit nga një tërmet me madhësi 4.1  në orën 10:58.

12:45
Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me Ministrin e Drejtësisë të Spanjës, z. Juan Carlos Campo Moreno, me të cilin diskutoi mbi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe për marrëdhëniet juridiksionale mes vendeve tona.

12:38
Plane për të zbutur kufizimet/ Britani, ‘lumë’ prenotimesh për pushimet e verës

 Prenotime pushimesh në Spanjë, Greqi dhe destinacione të tjera, shpërthyen këto ditë pasi kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi se udhëtimet mund të rifillojnë nga mesi i majit.

12:34
Rrëfimi i Travis Scott për vajzën: Stormi është frymëzim i madh në jetën time!

Reperi dhe ish-partnerja e tij, Kylie Jenner janë prindër të Stormit, 3 vjeçe.

12:34
Parashuta e roverit të NASA-s/ Fansat zgjidhin misterin, ja mesazhi i fshehtë

Parashuta e përdorur nga NASA për të ulur roverin Perseverancë në mars, mbante një mesazh sekret dhe kjo është zbuluar falë një adhuruesi të pazëllave, pjesëtar i ekipit që mundësoi misionin.

12:29
Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet për fazën çerekfinale

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiiumit “Air Albania”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të medias dhe përfaqësues të klubeve.

12:29
Londra ia kalon Nju Jorkut/ Kryqyteti britanik ka tani më shumë miliarderë

Londra ia ka kaluar Nju Jorkut për sa i takon përqendrimit të lartë të miliarderëve të botës, sipas një raporti që tregon se sa para kanë bërë më të pasurit e botës gjatë pandemisë së koronavirusit.

12:26
Bashkëshortja e El Chapos/ E ka ndihmuar të drejtojë organizatën nga burgu

Bashkëshortja e bosit të kartelit më famëkeq të drogës në botë, Joaquin El Chapo Guzman ka dalë në gjykatë nën akuzën se e ka ndihmuar atë të drejtojë perandorinë e tij të drogës nga burgu, një ditë pas arrestimit të saj në aeroportin ndërkombëtar të Uashingtonit.

12:22
Takimi i parë me një lider të huaj/ Biden zgjedh Trudeau, ‘ndreq’ gabimet e Trump

Presidenti amerikan Joe Biden ka biseduar me kryeministrin Kanadez, Justin Trudeau, në të parin takim të tij dypalësh me një lider të huaj, që kur ka marrë detyrën.

12:17
Dhuna mbi Kongresin amerikan/ Dëshmitë-protestuesit ishin të përgatitur për luftë

Zyrtarë të sigurimit të Kongresit amerikan, të cilët u larguan nga detyra pas sulmit të 6 janarit, fajësuan dështimet e inteligjencës për dhunën vdekjeprurëse.

12:14
Rikthehet Hillary Clinton/ Prezanton romanin e parë të saj, ‘State of terror’

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shkruar romanin e saj të parë.

12:11
Samiti me mjekët e diasporës, Manastirliu-Majko: Thirrje për të kontribuar në ngritjen e modelit të ri të menaxhimit të spitaleve

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht dhe i kanë ftuar të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit. 

12:01
U premtuan martesë vajzave rumune, por i shfrytëzuan si prostituta në Shqipëri, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Një tjetër autor është arrestuar pas shfrytëzimit të vajzave rumune si prostituta në vendin tonë kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.

11:58
Ujëvara e Niagarës e rrethuar nga akulli/ Pamje fantastike

Temperaturat e ulëta kanë krijuar pamjet e veçantë në një nga ujëvarat më të mëdha në botë.

11:55
Ekonomi në Shkodër, shpërndahet karta e parë e naftës falas

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishte sot në Shkodër ku ndoqi nga afër procesin e dhënies së kartës së naftës pa akcizë për fermerët përfitues të skemës së mbështetjes me naftë që ka nisur të zbatohet më 15 janar të këtij viti.

11:51
Kontrastet e thella midis dy botëve të ndryshme në të cilat jetojmë (Fotot)

Jetojmë në universe paralele, në hendeqe të mëdha sociale, ekonomike e shoqërore.

11:31
Qentë që zbukuruan dasmën me pamjen e tyre të adhurueshme (Fotot)

Qentë e veshur bukur janë të adhurueshëm në festa të ndryshme e sidomos në dasmë.

11:28
“COVAX” dërgon vaksina në Ganë

Gana është bërë vendi i parë që merr vaksinat e koronavirusit përmes skemës Covax.

11:26
Shpërbëhet edhe LRI në Njësinë 9, dy drejtueset e rëndësishme i bashkohen PS, Veliaj: “Keni marrë vendimin e duhur, braktisni partitë private dhe familjare”

Vijojnë e largimet në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kryetarja e LRI-së, Xheni Gjergji dhe koordinatorja e të rinjve gjimnazistë, Romina Meçe, që të dyja ish-drejtuese të rëndësishme në Njësinë 9, së bashku me disa të rinj, ish-anëtarë të tjerë të kësaj force politike, e kanë braktisur LSI-në për t’u bashkuar me Partinë Socialiste.

11:25
Përfshihet nga flakët kampi i refugjatëve në Thiva të Greqisë, humb jetën një 6-vjeçar

GREQI- Një fëmijë 6-vjeç është gjetur i vdekur pas një zjarri të rënë të martën në mbrëmje në një kamp refugjatësh në veri të Athinës, tha shërbimi zjarrfikës.

11:22
Mbi 2 mijë të vaksinuar në Luginën e Preshevës/ Kreu i komunës: Gjendja më e lehtë në krahasim me 2020-ën

Në Luginën e Preshevës janë vaksinuar mbi 2 mijë qytetarë.

11:20
Lëvizte me makinë pa patentë, arrestohet shqiptari që kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe

Një burrë shqiptar i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht u arrestua në Chesterfield.

11:14
Zgjedhjet e 25 prillit/ Skadon sot afati për regjistrimin e koalicioneve, Basha mbërrin në këmbë në selinë e PD-së

Sot është dita e fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore e në këtë kuadër, me Partinë Demokratike pritet të firmosin sot Fatmir Mediu dhe Agron Duka.

11:14
Shtimi i prurjeve të lumit Vjosa, banorët e fshatit Novoselë ndihen të kërcënuar

Banorët e fshatit Novoselë të Vlorës ndihen të kërcënuar nga prurjet e lumit Vjosa.

11:10
Pas disa muajsh në dietë, Britney Spears tregon linjat në mënyrën e saj origjinale: një video kërcimi

Britney Spears tregoi trupin “e saj të ri” në një video kërcimi, duke pranuar se ajo mori për të humbur disa kilogramë.

11:02
Seanca më 2 mars/ Hidhet shorti në Apelin e GJKKO për gjykimin e Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë

TIRANË- Është hedhur shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit për gjykimin Enkelejda Hoxhës, Edvin Priftit dhe 11 personave të tjerë, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni në Krujë, pasi akuzohen se kundrejt shumave të konsiderueshme të parave lironin të burgosur nga qelia me vendime gjykate.

10:59
Rama nxjerr foton e infermieres shtatzënë tek COVID1: Krenar për bluzat e bardha

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale, foton e një infermiereje tek Covid 1 e cila edhe pse është shtatzënë nuk heziton që të jetë në krye të përballjes me koronavirusin.

10:50
Përndiqte vazhdimisht një vajzë, arrestohet 29-vjeçari në Vlorë

Dy persona janë arrestuar në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

10:48
Ka mbuluar pothuajse të gjithë Europën, në Shqipëri po vjen reja e madhe me rërën afrikane! Do rriten temperaturat

Që nga fundjava, një re e madhe pluhuri dhe rëre nga shkretëtirat e Afrikës veriore është ngjitur në Europën perëndimore dhe qendrore ndërsa dje ka zbritur në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë veriore.

10:46
I vodhën 4 mln lekë kambistit në Korçë/ Kapet autori i dytë, hiqej si polic me simbole dalluese

33-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhjen e një kambisti në Korçë më 11 janar është arrestuar.

10:42
Joe Biden i bën “unfollow” në Twitter, Chrissy Teigen: Tani jam e lirë

Chrissy Teigen, nëpërmjet batutave jep lajmin e “ndarjes” me Joe Biden në Twitter.

10:39
Tiranë/ Arrestohen 6 persona, ja për çfarë akuzohen

TIRANË – 6 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

10:36
Reme Lala garon për PS por jo në Dibër! Zbulohet qarku i kandidimit

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama e la të hapur mundësinë e futjes në listë edhe të disa prej deputetëve nga opozita parlamentare vjen një zhvillim surprizues.

10:28
Tapë në timon e jashtë fashës orare, arrestohet 38-vjeçari në Berat

Një 38-vjeçar është arrestuar në Berat pasi po lëvizte jashtë orarit të lejuar bazuar në rregullat anticovid më makinë dhe në gjendje të dehur.

10:23
Plagosje me thikë e dhunë ndaj nënës/ Dy të arrestuar në Skrapar

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje më thikë të dy personave para 4 ditësh është kapur në Skrapar.

10:18
Kapshtica e mbyllur deri më 8 mars, MEPJ sqaron: Vendimi u mor nga qeveria greke për shkak të pandemisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më datë 08/03/2021.

10:15
Një shqiptar në planetin Mars, kush është 17-vjeçari që fitoi konkursin e NASA-s

Në vitin 2020 para se raketa AtlasV të niset për në planetin Mars, NASA hapi konkurs për të gjithë banorët e botës në rast se vërtetohet se aty ka jetë.

10:11
Kryengritje në burgjet e Ekuadorit, mbi 50 të vdekur

Mbi 50 njerëz u vranë në tre burgje në Ekuador gjatë një kryengritje.

10:11
I kapni shpesh flokët bisht?/ Ja si ndikon në shëndetin tuaj

Flokët bisht ndonjëherë janë modeli më i lehtë dhe më praktik por mund të kthehet në një zakon të pashëndetshëm.

10:06
Fotot/ Policia e Kosovës mësyn në Ministrinë e Bujqësisë, dalin detajet e para nga aksioni

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

09:58
Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor

Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri në detyrë, z. Avdullah Hoti.

09:55
Specialja mban seancën e radhës ndaj krerëve të OVL UÇK

Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mbajë sot seancën për dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

09:52
Kosovë/ Qeveria mban mbledhje, ja vendimet që u morën

Në pajtim me Rregulloren e Punës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, mbledhja e 66-të me radhë. Në mbledhje janë miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

09:52
Sherr për një vend parkimi/ Zbardhet plagosja e dyfishtë nënë e bir, arrestohet 33-vjeçari (Emrat)

Një 33-vjeçar është arrestuar sot pas plagosjes së dyfishtë nënë e bir të ndodhur në Durrës një ditë më parë.

09:36
“Rruga kalon në tokën time”/ Arrestohet 66-vjeçari në Tropojë, bllokonte rrugën e fshatit

Tropojë- Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tropojës, për shkak se akuzohet për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

09:35
“Oferta pandemie”/ Filipinet të gatshëm t’i japin infermierë Gjermaninsë dhe Britanisë në këmbim të vaksinave anti covid

Filipinet do të lejojnë që mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor, kryesisht infermierë, të punësohen në Britani dhe Gjermani nëse të dy vendet bien dakord të dhurojnë vaksina të koronavirusit, tha një zyrtar i lartë të martën.

09:34
Publikohen momentet e fundit të gruas shtatzënë, para se burri ta hidhte nga shkëmbi (Video+Fotot)

Pamjet që shfaqin momentet e fundit të gruas e cila shtyhet nga shkëmbi nga partneri, me të cilin priste të sillte në jetë një fëmijë janë publikuar.

09:31
Pjesë edhe Shqipëria/ Mbi 150 helikopterë ushtarakë të SHBA-së në Aleksandropojë për stërvitjen “Defender Europe 2021”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të martën përqendrimin e mjeteve ushtarake në Trakinë Perëndimore për stërvitjen “Defender Europe 2021”.

09:23
Izraeli u dhuron vaksina anticovid shteteve që hapin ambasadat e tyre në Jerusalem

Izraeli ka njoftuar se do të dërgojë sasi të kufizuara të dozave të papërdorura të vaksinës së COVID-19 te palestinezët dhe disa vende si Hondurasi dhe Guatemala, të cilat planifikojnë të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem.

09:15
Fotot/ Lindja e diellit në Moskë krijon pamje të bukur

Në momentet e lindjes së diellit, dendësia e avullit që del nga sistemet e ngrohjes qendrore, krijoi një pamje të bukur në kryeqytetin e Rusisë

09:14
Turqi, arrestohen 130 ushtarakë nën dyshimet për lidhje me ‘FETO-n’

Prokurorët në provincën e Izmirit lëshuan urdhër arresti për 148 të dyshuar, përfshirë oficerë në shërbim aktiv.

09:11
Fitimet marramendëse të Apple/ Blen një kompani çdo 3-4 javë

Apple ka blerë rreth 100 kompani gjatë gjashtë viteve të fundit, ka zbuluar shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook.

09:09
Erdoğan: Turqia është vendi që kryen vaksinimin më me sukses në botë

“Turqia është vendi i cili kryen vaksinimin më me sukses në botë. Që nga dje numri i të vaksinuarve ka arritur në 7.5 milionë. E vazhdojmë këtë proces në mënyrë serioze dhe të vendosur”, tha Erdoğan

09:09
Aktori francez Gerard Depardieu sërish nën hetime për përdhunim

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu është nën hetime për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj një aktoreje të re në verën e vitit 2018, gjë të cilën ai e mohon.

08:58
DASH-i për shqetësimet e personelit diplomatik në Kosovë dhe në botë nga COVID-19

Departamenti amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë.

08:54
Fauci: Së shpejti, udhëzime të reja për të vaksinuarit

Ndërkohë që shtohet numri i amerikanëve të vaksinuar, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se “së shpejti” do të dalin udhëzime të reja për njerëzit e vaksinuar.

08:51
Fotot/ Durrësi goditet nga dy tërmet gjatë natës, sa ishte magnituda

DURRËS- Dy lëkundje sizmike kanë goditur Durrësin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

08:43
Arrestohet i riu në Sarandë, në kërkim i ati! U gjenden arsenal armësh, nga mitralozi tek granata-hedhësi

Sarandë – Një 37-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shtetit për shkak se akuzohet për armësh zjarri dhe municion luftarak.

08:32
Rama: Qendra shëndetësore në Kashar, me standardet më të mira!

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke publikuar pamjet nga një tjetër qendër shëndetësore, që sipas tij, i shtohet kryeqytetit.

08:23
’Jeta ime e humbun’ në burgjet e komunizmit të Enver Hoxhës”, kujtimet e panjohura të ish–zv/ministrit që bëri mbi 23 vite burg

Publikohen disa pjesë nga libri me kujtime i autorit Ejëll Çoba, intelektualit të njohur nga qyteti i Shkodrës, pinjoll i një prej familjeve më në zë të atij qyteti, i cili pasi ishte diplomuar në Universitetin ‘La Sapienza’ të Romës në vitin 1932, u kthye në atdhe ku ushtroi profesionin e tij, duke ndjekur karrierën administrative, si ‘Dottore in Giurisprudenca’ dhe më pas për disa vite me rradhë në administratën e lartë shtetërore, ku e zuri edhe periudha e pushtimit të vendit, (1939-1940), ku ai mbajti disa funksione të larta, si Drejtor në Ministrinë e Drejtësisë, Sekretar I Përgjithshëm I Këshillit të Ministrave, zv / Ministër i Punëve të Brendshme, etj.

07:57
Rriten sërish temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin.

E martë, 23 Shkurt 2021
23:36
Top Story/ Ndalimi i gjuetisë, në burg nuk përfundon asnjë për vrasjen e specieve të ralla

Ligji për moratoriumin e gjuetisë ngarkon për zbatimin e tij Ministrinë e Mjedisit, atë të Punëve të Brendshme, ministrin e Financave, Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

23:08
Top Story/ Gjuetarët: Moratoriumi një dështim, gjuetia ka vijuar pa ndërprerje

Gjuetari Bledar Flaga gjykon se duke e ngatërruar gjuetinë me brakonazhin, është arritur tek moratoriumi. Sipas tij, moratoriumi nuk ishte një zgjidhje, por një gabim kolosal.

23:01
Top Story/ Shikoni këtë restorant në Bradashesh, që ka balsamosur specie të rralla

Shqipëria është i vetmi vend në rajon, Europë dhe botë që ka vendosur me ligj për një kohë të gjatë, 7 vjeçare ndalimin total të gjuetisë në të gjithë territorin e vendit.