Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar rekomandimin e dhënë nga trupa profesionale kompetente-Komiteti për imunizim kundër COVID-19, për plotësimin e Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12-vjeç, plotësimi i planit përfshin vaksinimin e personave mbi 16-vjeç me vaksinën Pfizer dhe të grup-moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv sot me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

 

Top Channel