Koncert me piano në periferi, pianisti Robert Bisha interpreton në Shirokë

16/08/2021 19:30

Pianoja e Robert Bishes, këtë herë u zhvendos në Shirokën turistike, me perëndimin e diellit dhe freskinë e liqenit.

Pianisti dhe kompozitori Bisha ka dashur që me këtë projekt të sjellë në bashkëpunim me qendrën rinore Arka, ta çoje pianon dhe artin e tij tek publiku i periferive, per te mos mbetur vetëm në qendrat e mëdha.

Bisha synon ta ktheje ne tradite këtë rrugëtim artistik. Me herët artisti shqiptar që jeton në Itali luajti në Rrëshen dhe qendrën muzeore Dom Ndre Mjeda në Kukel të Vau Dejesit.

Top Channel