Afrikë, tejkalon 184 mijë numri i viktimave nga COVID-19

16/08/2021 13:34

Në Afrikë ka shkuar në mbi 184 mijë numri i viktimave nga koronavirusi.

Numri i rasteve me COVID-19 në gjithë kontinentin është rritur në 7.331.329, numri i viktimave në 184.062 ndërsa numri i të shëruarve në 6.434.678.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent janë dërguar 113.8 milionë doza të vaksinës, ndërsa përqindja e të vaksinuarve plotësisht është 1.75 për qind.

Top Channel