Kthimi në Shqipëri dhe përballja me radhët e gjata në sportelet e gjendjes civile është kthyer në një makth për emigrantët.

Në Elbasan kjo situatë vazhdon thuajse prej dy muajsh. Qindra njerëz çdo ditë u duhet të presin me orë të tëra për të rinovuar dokumentat e tyre të identifikimit.

Ndryshe nga vitet e kaluara tashmë aplikojnë edhe ata emigrantë, dokumentat e të cilëve kanë skaduar në vitet 2019-2020, por për shkak të pandemisë nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri.

Pavarësisht temperaturave të larta, qindra njerëz duhet të presin çdo ditë në radhë në një pikë të vetme të Aleat për të gjithë Bashkinë e Elbasanit. Edhe dy sportele të cilat ishin nëpër fshatra u mbyllën dhe i gjithë fluksi bie në këtë pikë.

Top Channel