Juventusi cakton çmimin, PSG gati të hidhet në sulm edhe për Ronaldon

16/08/2021 21:16

Mediat spanjolle janë duke raportuar se Kylian Mbappé po kërkon një transferim në Real Madrid dhe se kjo do ta shtynte PSG-në të provonte transferimin e Cristiano Ronaldo dhe kështu ta formonte dyshen e famshme Ronaldo – Messi.

“El Chiringuito TV” jep lajmin e madh se një operacion i tillë edhe mund të konkretizohet brenda këtij afati kalimtar, përcjellë KosovaPress.

Sipas burimeve ku përfshihen edhe gazetari Josep Pedrerol, pastaj gazeta “Cadena SER” dhe El Transistor, Kylian Mbappe u ka kërkuar leje drejtuesve të PSG-së për t’u larguar drejt Real Madridit.

Ardhja e Messit nuk ishte e mjaftueshme për të bindur reprezentuesin francez se e ardhmja e tij duhet të jetë në Paris dhe ai nuk është i përgatitur të nënshkruajë një kontratë të re më “Los Blancos”.

Duke marrë parasysh se ai do të jetë një lojtar i lirë nga qershori i vitit 2022, opsioni i vetëm atëherë është që ai të shitet te Real Madridi për një shifër të madhe parash.

PSG pastaj mund të kthehet në planin A, i cili ishte situata para se Messi të lirohej nga Barcelona, ​​domethënë duke kërkuar Cristiano Ronaldon.

Kontrata e tij me Juventusin është gjithashtu në sezonin e fundit dhe besohet se “Bianconerët” me kënaqësi do të shesin atë për 30 milionë euro.

Kjo mund t’ia bëjë të mundur PSG-së të formojë dyshen e ëndërruar Lionel Messi -Cristiani Ronaldos.

Top Channel