Itali/ 18-vjeçari shqiptar vjedh alkool dhe para në lokal, kërcënon pronarin dhe bën për spital rojen e sigurisë

16/08/2021 21:58

Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali pasi akuzohet për grabitje dhe plagosje në bashkëpunim me shokët e tij, ende të paidentifikuar.

Në orët e para të mëngjesit, ai hyri nga dera e pasme në një lokal në plazhin Piazza Lemmeti. Ai vodhi alkool me vlerë deri në 1000 euro dhe 300 euro cash. Kur hyri pronari, i riu e sulmoi duke e kërcënuar me shishe të thyer se do t’i merrte më shumë alkool, shkruajnë mediat italiane.

Pas pak çastesh hyri brenda edhe një roje sigurie, rreth 50 vjeç, i cili u qëllua me grushte dhe mbeti në tokë i gjakosur me plagë në fytyrë. Më pas ndërhynë forcat e policisë, që bënë të mundur arrestimin e shqiptarit pak metra nga lokali.

Ndërkohë po punohet për të identifikuar personat e tjerë që bashkëpununan me të riun shqiptar.

Top Channel