“Nuk doja t’a lëshoja më nga krahët”, pas 1711 ditësh ndarje, përqafime dhe lot në ribashkimin e familjeve ukrainase
Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane në politikën amerikane.
Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, tre gra afrikano-amerikane do të jenë pjesë e Senatit në të njëjtën kohë.
Stratton do t’u bashkohet dy demokrateve të tjera, Lisa Blunt Rochester nga Delaware dhe Angela Alsobrooks nga Maryland, duke shënuar një zhvillim të rëndësishëm në përfaqësimin e grave afrikano-amerikane në organin më të lartë legjislativ të vendit.
Dy senatoret e tjera nuk ishin pjesë e garës zgjedhore të këtij viti, pasi mandatet e tyre nuk përfundonin në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026.
Me marrjen e detyrës nga Stratton, Senati amerikan do të ketë për herë të parë në historinë e tij tre gra afrikano-amerikane që shërbejnë njëkohësisht, duke shënuar një tjetër moment në historinë e përfaqësimit politik në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel