“Jam e brengosur për gratë”, Fituesja e Nobelit për Paqen komenton situatën e krijuar në Afganistan

16/08/2021 20:59

Aktivistja e njohur dhe fituesja e Nobelit për Paqen, Malala Yousafzai është shprehur e shokuar për situatën e krijuar në Afganistan.

“Plotësisht e shokuar po shikoj sesi talebanët kanë marrë nën kontroll Afganistanin. Jam shumë e brengosur për gratë, pakicat dhe ata që mbrojnë të drejtat e njeriut. Fuqitë globale dhe ato lokale duhet të kërkon ndërprerje urgjente të luftimeve, duke ofruar ndihmë humanitarë dhe të mbrohen refugjatët dhe civilët”, ka thënë Jusufzai.

Ajo ishte viktimë e dhunës së talebanëve dhe për asnjë moment nuk ndaloi të kërkonte paqe.

“Vendimi amerikan është marrë. Makthi i afganëve po zhvillohet para syve tonë. Nuk mund të braktisim popullin që 40 vite kërkoi paqe. Gratë afgane nuk guxojnë të detyrohen të fshihen prapa dyerve të mbyllura dhe dritaret me perde”, ka shtuar ai.

Top Channel