Simptomat e mutacionit Delta janë të ngjashme me simptomat e virozave të verës.

Vetëm duke u drejtuar tek mjeku për rapid test apo PCR mund të përcaktohet saktë nëse jeni prekur nga Covid.

Çdo pacientë që ka shenja të ngjashme të virozës për ta vërtetuar nëse kjo virozë është infektim na koronavirusi apo jo, këtë vlerësim mund ta bëjë vetëm mjeku nëpërmjet realizimit të rapid test dhe tamponit PCR, i cili bën diferencën e një viroze të zakonshme të Covidit.

Por çfarë simptomash shfaq një person i prekur nga mutacioni Delta?

Ajo që vëmë re është prezenca e temperaturës agresive. Dhimbje muskulare e shprehur, temperaturë që persiston gjatë, që nëse në virozë zgjat dy ose tre ditë, në Covid zgjat nga një javë, mund të shkojë deri në dy javë.
Prezenca e një rufe ose jo, prezenca e simptomave gastroduodenal si diarreja, të vjella, dhimbje e barkut ose jo, por jo gjithmonë, dhe djersa profuse.

Dr. Bruna Shiroka konfirmon rastet në rritje të të infektuarve madje me simptoma të rënda. Sipas saj ka raste që e kanë kaluar variantin klasik dhe janë infektuar me Delta, ndaj dhe bën bën apel për vaksinim.

Top Channel