‘Kurrë helikopterë mbi ambasadën e Kabulit, si në Vietnam’/ Biden detyrohet të gëlltisë fjalët e thëna më 8 korrik (fotot)

16/08/2021 20:16

Pas ndryshimit dramatik të pushtetit brenda 48 orëve në Afganistan, rrjetet mediatike kanë përmendur me ironi një deklaratë të muajit të kaluar të presidentit amerikan, ku Joe Biden zotohej se në Kabul nuk do të përsëriten “kurre” skenat e evakuimit të ambasadës amerikane në Vietnam, gjatë luftës mizore të viteve 1970-të.

Pas njoftimit të tërheqjes së trupave amerikane nga vendi dhe nisjes se avancimit taliban, pak më shumë se një muaj më parë, më 8 korrik Biden deklaronte: “Talibanët nuk janë si ushtria e Vietnamit të Veriut … Në asnjë rrethanë nuk do të ketë helikopterë që ngrihen nga catitë për të evakuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Afganistan”.

Por ironikisht ndodhi pikërisht e kundërta e asaj që parashikonte presidenti teksa pamjet e helikopterëve ushtarakë që evakuonin stafin e ambasadës drejt aeroportit të Kabulit ishin sot virale në rrjet.

Madje zhvillimet u perkeqesuan edhe më tej, me të paktën 7 njerëz të vdekur në aeroport teksa njerëzit dyndeshin me shpresë për të marrë një avion jashtë vendit.

FOTO GALERI
1/5
Largimi i stafit te SHBA nga ambasada e Saigon ne 1975

Top Channel