Pamje të frikshme/ Qytetarët afganë kapen pas rrotave të avionit, përpjekje dëshpëruese për t’u larguar nga vendi

16/08/2021 13:41

Pamjet që po shihni më poshtë tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të qytetarëve afganë për t’u larguar nga vendi i tyre, si një mundësi për të rikrijuar jetën jashtë tij, pas hyrjes së talebanëve.

Sikurse shihet nga pamjet qytetarët kapen pas rrotave të avionit, vetëm me mendimin për t’u larguar nga vendi, pa marrë parasysh rrezikun.

Pak më herët ne raportuam se si disa qytetarë kishin rënë nga një avion, i cili sapo ishte ngritur nga aeroporti i Kabulit dhe ishte në një lartësi të konsiderueshme.

 

Top Channel