Loredana dhe Mozzik janë ndër çiftet që kanë bërë bujë në projekte muzikore, pa lënë mbrapa edhe jetën personale.

Vetëm pak  kohë pasi konfirmuan ribashkimin, nisën spekulimet se ka sërish një krizë në çift.

Pas postimeve të njëpasnjëshme të dyshes që habitën ndjekësit e tyre, ku Mozzik shprehej se “Vetëm se të mungon dikush, nuk do të thotë se ke nevojë për të në jetën tënde”, ndërsa Loredana bënte postime me zemër të thyer, veprime që nxitën spekulimet se janë ndarë.

Çifti i artistëve nuk ndiqen më as në rrjete sociale.

Së fundmi, Loredana ka publikuar një fotografi ku duket me sytë e mbyllur në një dhomë me vajzën e saj, Hana dhe shkruan: “Kaq e lumtur”.

Nuk dihet nëse Loredana po tregon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë se është shumë e lumtur edhe pa Mozzik apo se të dy kanë lënë pas inatet e janë sërish bashkë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel