200 të infektuar me COVID janë regjistruar në vendin tonë gjatë  24 orëve të fundit, por kjo ulje e lehtë vjen nga rreth 3 mijë testime më pak se sa një ditë më parë.

Edhe dita e sotme ka viktima nga COVID, një qytetar 53 vjeç nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.

Nga 2183 testime, kanë rezultuar pozitivë 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë dhe janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         200

Të shëruar në 24 orë       27

Të shtruar në spitale       47

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 2183

Testime totale             959,984

Raste pozitive             136,147

Raste të shëruara         130,700

Raste Aktive                    2,981

Humbje jete                     2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1078

Shkodër          440

Fier                  309

Vlorë               281

Elbasan           183

Durrës             180

Lezhë              169

Gjirokastër       97

Berat               84

Korçë               68

Kukës              57

Dibër                 35

Top Channel