Popullsia e vendit tonë llogaritet të përgjysmohet, të shkojë në 1,32 milionë banorë deri në vitin 2100.

Kjo sipas një studimi të revistës ndërkombëtare shkencore “The Lancet”. Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë se rënien më të madhe të numrit të lindjeve, e kanë patur 4 qarqe, Kukësi, Fieri, Vlorë dhe Berati. Shkak kryesor rezulton emigrimi i shqiptarëve.

Qytetarët: Ka ikur gjithë populli, po emigrojnë, se këtu është papunësi e madhe. E shkatërruan këtë vend me themel.

Po si mundet një i ri që nuk ka punë, ose që merr një rrogë 200-300 mijë lekë, të krijojë një familje. Tani nuk po bëjnë më as dasma.

Shteti duhet ta ndihmojë të riun, se i riu provizorisht do të jetë pa punë. Nesër do të punojë dhe shteti ja merr përsëri ato para, nëpërmjet taksave. 

Ne kemi 8 vjet që emigruam në Itali. Sigurisht që na pëlqen të kthehemi në vendin tonë, por mendojmë për të ardhmen, ndaj ngurrojmë. Mua më pëlqeu shumë Shqipëria. E vizitova Tiranën. Stadiumi dhe Skënderbeu më pëlqyen shumë.

Njëi ri këtu nuk ka të ardhme, nuk ka perspektivë. Këtu nuk mendojnë për mirëqënien e individit, por për ndërtimet.

Kostoja e rritjes së një fëmije, që nga lindja deri në diplomim, sipas një instituti kanadez është llogaritur të jetë 100 mijë dollarë kanadezë. Nuk është emigrimi arsyeja e tkurrjes së popullsisë. Emigrimi është një shpëtim I përkohshëm, si puna e atij njeiu që pi dhe harron për momentin, por në vendin tënd je zot gjithmonë. Në vendin e huaj nuk bëhesh kurrë zot, se janë ata para nesh. Më mirë I pari I fshatit, se I fundit në qytytet, thotë një shprehje popullore.

Top Channel