Protestë për tërheqjen e ftesës së Goran Bregovic/ “Tifozat Kuq e Zi” thyejnë xhamat e Bashkisë Korçë

16/08/2021 16:31

“Tifozat Kuq e Zi” kanë thyer xhamat e zyrave të Bashkisë Korçë ditën e sotme në formë proteste që të tërhiqet ftesa për Goran Bregovicin.

Ata shprehen përmes një postimi se nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit duke theksuar se ky ishte  një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, sipas faqes zyrtare të tyre.

Foto nga postimi i faqes Tifozat Kuq e Zi

Top Channel