Një banesë në lagjen “18 Tetori” në Lushnje është përfshirë nga zjarri.

Zjarri sipas zjarrfikësve është vendosur nga ndonjë person i pandërgjegjshëm.

Në banesë nuk ka asnjë prej familjarëve pasi jetojnë jashtë shtetit.

Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Për shkak se ishte e pabanuar nga pronarët, dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak.

Ka dëme në banesë, ndërsa zjarrfikësit bënë kontroll për mos rrezikuar banesat e tjera.

Top Channel