Malta gjunjëzohet para Kosovës/ 117:20 rezultati final i ndeshjes

16/08/2021 21:18

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në FIBA European Challanger në Prishtinë.

“Dardanët” shkatërruan Maltën në ndeshjen e parë duke e mposhtur me rezultat të thellë 117: 20, raporton KosovaPress.

Fitorja e Kosovës nuk u vë asnjëherë në diskutim pasi ata krijuan epërsi prej 40 pikësh në pjesën e parë.

Ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë kundër Moldavisë që zhvillohet nga ora 17:00.

Përveç Kosovës, në këtë kampionat po marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Malta, Moldavia dhe Gjibraltari.

Top Channel