Qytetarët bllokojnë pistën, ndalojnë fluturimet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit

16/08/2021 14:06

Asnjë fluturim evakuimi nuk është duke u kryer në këto momente nga aeroporti i Kabulit.

Kjo sepse njerëzit e dëshpëruar, të cilët po përpiqen të largohen nga vendi po bllokojnë pistën. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Gjermane, raporton Reuters.

“Unë e kuptoj që nuk ka lëvizje ajrore për momentin sepse një numër i madh njerëzish të dëshpëruar po mblidhen në pistë”, u tha zëdhënësi gazetarëve në Berlin.

Dyzet punonjës nga ambasada gjermane u dërguan në Doha brenda natës, tha ai, duke shtuar se një ekip i vogël me më pak se dhjetë punonjës do të qëndronte në aeroportin e Kabulit për të koordinuar evakuimet.

Top Channel