Trupat amerikane janë ende duke punuar për të rivendosur sigurinë pas shkeljeve në anën civile të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby ditën e sotme.

Aktualisht janë 2,500 trupa amerikane në aeroport, me 500 shtesë që mbërrijnë në orët e ardhshme, sipas BBC.

“Ne parashikojmë që në orët e ardhshme do të jemi në gjendje të rivendosim operacionet ajrore në aeroport“,  tha Kirby. Deri tani, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Kabulit janë ndalur.

Qëllimi është evakuimi i mijëra njerëzve në ditë, tha Kirby, sapo të rifillojnë fluturimet.

Top Channel