Qyteti i Lezhës dhe rrugët hyrëse e dalëse janë pothuajse të bllokuara.

Shoferët për t’i shpëtuar trafikut që nga Thumana futen edhe rrugës së vjetër, por siç dihet të gjitha këto rrugë alternative bashkohen në qytetin e Lezhës, kësisoj rrugët mbeten të shumtën e kohës të bllokuara.

Siç dihet qyteti i Lezhës për t’u lidhur me superstradën Lezhë-Shkodër ka vetëm një dalje që është ura e Drinit.

Vetëm tek rrethrrotullimi i urës së Drinit gjendet një polic rrugor dhe tek kryqëzimi i Shëngjinit.

Neglizhenca dhe mos orientimi profesional i trafikut nga Policia Rrugore e Lezhës bëhet shkak për bllokimin e udhëtarëve me orë të tëra.

Top Channel