Mjeku popullor Rexhep Toska nga Zharrza e Patosit, prej 30 vitesh i vjen në ndihmë pacientëve me djegie në të gjitha pjesët e trupit.

Profesionin e mjekut popullor e ka filluar në moshë fare të re pas një fatkeqësie që ka pasur familja e tij.

Fillimisht përgatiste ilaçe popullor për djegie, ndërsa më pas filloi mjekimin e pacientëve. Prej vitit ’90 ai ka shëruar mijëra pacientë në të gjithë vendin. Madje me mjekimet popullore, Rexhepi ka shëruar pacientë edhe në shtetet fqinje, Greqi, Itali, Kosovë dhe disa vende të tjera të Ballkanit.

Aktualisht mjekon 20-30 të sëmurë në ditë. Mjeku kuron me ilaçe popullore edhe pacientë që vuajnë nga eczema të ndryshme, infeksione, nerv shiatik dhe hernie diskale.

Pacientët me djegie dhe simptoma të tjera shkojnë për tu kuruar nga qytete të ndryshme.

Profesionin e mjekut popullor, Rexhepi e ka të trashëguar nga e ëma, ndërkohë që e ka trashëguar atë edhe të dy fëmijët e tij.

Top Channel