Numri i të prekurve me covid në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rënie në 24 orët e fundit.

296 raste të tjera me COVID-19 janë regjistruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 162.457.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 8 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 5.560 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

Institucionet shëndetësore regjistruan 109 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.960 pacientë janë shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.065.772 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.480 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.937.

Top Channel