Situata e zjarrit në Rubik/ Banori: Nuk kemi dalë jashtë që mbrëmë, na u fut tymi brenda

16/08/2021 17:59

Vatra e zjarrit mbetet aktive në zonën e Rubikut në Katund të Vjetër, ku janë evakuuar 4 familje.

Aty ndodhet një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve nga ajri si dhe forcat zjarrfikëse.

Një banor i zonës ka folur për rrezikun që i kanoset nga flakët dhe për tymin që po përhapet me shpejtësi.

“Që mbrëmë nuk mund të dilnim jashtë. Kam mbyllur krejt dritaret se u fut brenda tymi. Sot kemi qenë të pastër, tani vonë se në mëngjes ka qenë plot, në varësi të erës. Vëllezërit e mi i kanë ulur poshtë. Jemi jo të rrezikuar, por nëse u ul zjarri, unë nuk km çfarë të bëj veç po erdhi zjarrfikësja. Kam një apel që të ndalojë keqbërësit. Nesër ndizet prap”, tha banori.

Top Channel